Reagime të ashpra ndaj kryeministrit Mickoski, pas mospranimit të projekteve për disa komuna

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 17 Tetor, 2024 19:04

Reagime të ashpra ndaj kryeministrit Mickoski, pas mospranimit të projekteve për disa komuna

Kryetarja e Qytetit të Shkupit Danella Arsovska me akuza të ashpra ndaj kryeministrit Mickoski, pas mospranimit të asnjë projekti në thirrjen e Qeverisë për komunat. Arsovska thotë se Qyteti i Shkupit për të gjitha 20 projektet ka pasur dokumentacion të kompletuar, për dallim nga siç thotë komuna të tjera të cilat kanë marrë para ndërsa nuk i plotësojnë kushtet.

“U konfirmua sjellja e Mickoskit e cila është e orientuar vetëm ndaj konfliktit me ata që nuk mendojnë njëjtë”, reagon Arsovska. Ka reaguar edhe Komuna e Sarajit. Thotë ka paraqitur projekte duke ndjekur hapat e paraparë deri tek kompletimi i dokumentacionit teknik. Sipas reagimit Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit hapësinor që nga 14 korriku nuk dha pëlqim për kushtet për Planifikim dhe kjo paraqiti pengesë për mosfinancimin e projektit të Llaskarcës. Komuna e Sarajit thotë se ka aplikuar edhe me projektin për rikonstruimin e rrugës nga Sfillarja e Poshtme deri në Sfillare të Epërme, për të cilën dokumentacioni teknik është i kompletuar dhe ka leje ndërtimi, por u refuzua. /Alsat.mk

262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 17 Tetor, 2024 19:04
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?