Reagon Taravari: Shkaku i situatës me ujin në Gostivar duhet të përcaktohet nga ekspertët, jo nga deklaratat politike

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Korrik, 2026 16:52

Reagon Taravari: Shkaku i situatës me ujin në Gostivar duhet të përcaktohet nga ekspertët, jo nga deklaratat politike

Ish-ministri i Shëndetësisë dhe ish-kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, ka reaguar lidhur me situatën e krijuar në Gostivar, ku një numër i madh qytetarësh kanë kërkuar ndihmë mjekësore pas dyshimeve për ndotje të ujit të pijshëm.

Taravari thekson se si mjek dhe si ish-kryetar i komunës po e ndjek me shqetësim zhvillimin e situatës, duke bërë thirrje që të priten rezultatet e analizave para se të nxirren përfundime.

“Si mjek, por edhe si ish-kryetar i komunës së Gostivarit, po e ndjek me shqetësim të madh situatën me numrin e madh të qytetarëve që kanë kërkuar ndihmë mjekësore,” shkruan Taravari.

Ai bën të ditur se, sipas informacioneve të deritanishme, analizat fizike dhe kimike të ujit nuk kanë konstatuar parregullsi.

“Sipas informacioneve të deritanishme, analizat fizike dhe kimike të ujit, përfshirë vlerën e pH-it dhe klorizimin, nuk kanë treguar ndonjë devijim. Analizat mikrobiologjike janë duke u zhvilluar, si dhe testet shtesë për praninë e mundshme të metaleve dhe parametrave të tjerë,” thekson ai.

Taravari nënvizon se ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik po punojnë gjatë gjithë fundjavës dhe se shkaku i situatës duhet të përcaktohet vetëm mbi bazën e analizave.

“Sot dhe tani, askush nuk duhet të nxjerrë përfundime paraprakisht. Shkaku do të përcaktohet nga ekspertët, bazuar në analiza, jo në vlerësime politike.”

Në reagimin e tij, ai vlerëson se nuk është koha për përplasje politike, por për përgjegjësi institucionale.

“Nuk jam i interesuar për një garë politike në shpinë të popullit. Analizat do të tregojnë të vërtetën, jo deklaratat partiake.”

Në fund, Taravari u ka uruar institucioneve punë të suksesshme për zbardhjen e rastit, ndërsa qytetarëve të prekur u ka dëshiruar shërim sa më të shpejtë. Gazeta Flaka

345
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Korrik, 2026 16:52
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
345
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?