Real Madridi beson se e ka gjetur zëvendësuesin e Modricit në Gjermani – pritet oferta për të në verë

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 14 Tetor, 2024 20:16

Real Madridi beson se e ka gjetur zëvendësuesin e Modricit në Gjermani – pritet oferta për të në verë

Real Madridi vendosi që të mos transferojë një zëvendësues të Toni Kroos këtë verë, por ata kanë për qëllim që këtë ta bëjnë për Luka Modricin vitin e ardhshëm.

Fjalët që po vijnë nga kryeqyteti spanjoll dhe tek Bayer Leverkuseni i Florian Wirtz është se ata besojnë që kanë gjetur pasuesin ideal të legjendës kroate.

Wirtz ka qenë nën radarin e madrilenëve tash e sa kohë por së fundmi janë rritur zërat se ‘Los Blancos’ mund të bëjnë përpjekje për transferimin e tij këtë verë.

Shefi i Leverkusenit, Fernando Carro e kishte thënë më herët publikisht në një dalje për media se nuk do ta lejojë largimin e gjermanit për më pak se 150 milionë euro.

Bayern Munich dhe Manchester City janë dy ekipet rivale të Real Madridit në garën për shërbimet e Wirtz, me bavarezët që po shpresojnë se mund t’i ribashkojnë dyshen Wirtz dhe Musiala.

Sipas Diario AS, Wirtz është identifikuar si pasues i Modricit dhe ndonëse nënshkrimi i tij nuk po shihet me urgjencë, prapë se prapë është një prioritet për gjigantin spanjoll.

Një faktor i cili mund të bëjë që kjo marrëveshje të përfundohet është probabiliteti që ka Xabi Alonso të përfundojë së bashku me Wirtzin tek Real Madridi.

Përndryshe në Gjermani ka pasur zëra se Wirtz madje mund të vendos që të rinovojë me ‘Aspirinat’ dhe të mos largohet nga ta deri të paktën pas përfundimit të Botërorit të vitit 2026.

5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 14 Tetor, 2024 20:16
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?