Real Madridi kërkon para nga gjashtë klubet angleze për Superligën Evropiane!

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 21 Tetor, 2026 09:35

Real Madridi kërkon para nga gjashtë klubet angleze për Superligën Evropiane!

Real Madridi kërkon që gjashtë klube të Premier League-s të paguajnë pjesën e tyre të shpenzimeve fillestare për projektin e dështuar të Superligës Evropiane.

Sipas raportimit të The Athletic, klubi madrilen konsideron se Arsenali, Chelsea, Liverpooli, Manchester City, Manchester United dhe Tottenhami kanë ende përgjegjësi financiare për projektin, pavarësisht se u tërhoqën vetëm pak ditë pas njoftimit të tij në vitin 2021.

Kostoja fillestare e projektit vlerësohet në rreth 80 milionë euro. Real Madridi, Barcelona dhe Juventusi kishin mbuluar shpenzimet e nisjes, e cila dështoi pas reagimeve të forta kundër saj.

Megjithatë, mbetet e paqartë nëse klubet angleze do të pranojnë të paguajnë dhe nëse çështja do të përfundojë në gjykatë.

Flaka

52

“A po realizohet programi zgjedhor në Komunën e Tetovës?”

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 21 Tetor, 2026 09:35
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
52

“A po realizohet programi zgjedhor në Komunën e Tetovës?”

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut