Reforma të Këshillit të Prokurorëve, Dimitrievska: Shpërbërja nuk është opsion

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 28 Tetor, 2024 21:48

Reforma të Këshillit të Prokurorëve, Dimitrievska: Shpërbërja nuk është opsion

Shpërbërja e Këshillit të Prokurorëve Publikë nuk është opsion, sepse shumica e anëtarëve janë zgjedhur në zgjedhje të drejtpërdrejta nga prokurorët publik, tha kryetarja e Këshillit të Prokurorëve Publik, Dushica Dimitrievska. E pyetur se si i sheh njoftimet për reforma të Këshillit Gjyqësor dhe të Prokurorëve, Dimitrievska tha se anëtarët e këshillit kanë marrë pjesë në të gjitha grupet punuese që punojnë për ndryshimin e ligjeve dhe kështu do të veprojë edhe në të ardhmen. 

“Këshilli i Prokurorëve Publik ushtron kompetencat e tij ligjore. Lidhur me pyetjen, dua të sqaroj se anëtarët e këshillit kanë qenë anëtarë të të gjitha grupeve punuese që punojnë për ndryshimin e ligjeve, me qëllim të përmirësimit të punës së vetë Këshillit dhe do të vazhdojnë ta bëjnë këtë edhe në të ardhmen. Jo, shpërbërja e Këshillit të Prokurorëve Publik nuk është opsion, sepse shumica e anëtarëve janë zgjedhur në zgjedhje të drejtpërdrejta nga prokurorët publik”, deklaroi kryetarja e Këshillit të Prokurorëve, Dushica Dimitrievska.

Këto komente, Dimitrievska i bëri pas deklaratës solemne të prokurorëve të sapozgjedhur publik. Gjashtë prokurorët e sapozgjedhur u betuan për punë të ndershme dhe të ligjshme, ndërsa edhe kryetarja e Këshillit pret nga ata që të veprojnë sipas dispozitave ligjore dhe me sukses të kryejnë funksionin e tyre.  

265
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 28 Tetor, 2024 21:48
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
265
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?