Reshat Sahitaj kundër Ali Ahmetit dhe kundër fitoreve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Maqedoninë e Veriut
Reshat Sahitaj, në një shkrim të tij autorial në FB, ka sjellë një shkrim ekskluziv, siç e cilëson ai, me titull: “Lufta në Maqedoni nuk solli asgjë të mirë për shqiptarët / Pse po nervozohet Ali Ahmeti kur vetë nuk bëri asgjë, përveç pasurisë personale!”
Kush është Reshat Sahitaj që ia lejon vetit të akuzojë, fyej e ofendojë?
Ku ka qenë gjatë luftërave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të UÇPMB-së dhe të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare?
Çfarë di ky zotri për të mirat dhe të këqijat që i solli lufta e UÇK-së popullit shqiptar në Maqedoni të Veriut?
Pse e sulmon Udhëheqësin Ali Ahmeti dhe kush e paguan?
Për çfarë pasurie personale milionshe e akuzon Udhëheqësin Ali Ahmeti? etj., etj.
Në shkrimin e tij në FB, ky zotëri përmend shumë emra si: Ibrahim Rugovën, Fehmi Aganin, Sali Berishën, Nevzat Halilin, Arbër Xhaferin, Muhamed Halilin, Ilir Lumen, Fadil Hoxhën, Diougardin, Gert Arensin, një Sylejman Uglarin, vazhdon të përmend Shqipërinë, Kosovën, Luginën e Preshevës, SHBA-në, P. Europian, NATO-n, Konferencën e Paqes, UDB-në, etj., etj.!
Sikur në fillim, përsëri edhe kah fundi e përmend Ali Ahmetin, pastaj Fazli Veliun e Musa Xhaferin!
Po ju sjellim një pjesë të shkrimit, e cila është pjesa më banale dhe më e poshtër e shkarravinës së tij: “…Lufta në Maqedoni ishte një iniciativë e LPK-së, pjesës që e përfaqësonte Fazli Veliu, Ali Ahmeti, Musa Xhaferi etj. Shumë më herët kisha biseduar me Musa Xhaferin dhe disa të tjerë, që lufta në Maqedoni nuk do të ndryshonte asgjë në favor të shqiptarëve, përveç atyre që dikur i kishte arritur Nevzat Halili. Dhe lufta përfundoi. Ali Ahmeti asgjë nuk fitoi, përveç që u shndërrua në milioner.
Maqedonia, përmes luftës, vrau, burgosi dhe zhduku veprimtarët më të devotshëm të çështjes kombëtare, e Ali Ahmeti kujdesej si të shtonte milionat e tij. Përmes luftës dhe angazhimit sekret të Ali Ahmetit, Maqedonia e ka pastruar dhe e ka stabilizuar terrenin e saj edhe për 20 vite të ardhshme, duke i burgosur apo vrarë më të mirët…”!
“…Maqedonisë i duhet një Fadil Hoxhë për t’i qetësuar shqiptarët…”!
Këto deklarime përbëjnë akuza të rënda, të pabazuara dhe thellësisht denigruese, jo vetëm ndaj Liderit Kombëtar Ali Ahmeti, por edhe ndaj vetë luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe sakrificës së popullit shqiptar në Maqedoni të Veriut!
Të pretendosh se lufta nuk solli asgjë të mirë për shqiptarët, do të thotë të mohosh të gjitha arritjet politike, institucionale dhe kombëtare që dolën nga ajo luftë e njohur dhe e pranuar ndërkombëtarisht, sepse u ndërmejtësua nga SHBA,BE dhe NATO, të mohosh gjakun e Heronjëve dhe Dëshmorëve, sakrificën e luftëtarëve dhe vullnetin e një populli për barazi e dinjitet!
Akuza se lufta u zhvillua për interesa personale dhe për pasuri individuale është një shpifje e rëndë, e cila kërkon prova konkrete!
Në mungesë të fakteve ebprovabe, deklarime të tilla përbëjnë përpjekje për të njollosur figurën e një drejtuesi të lartë të luftës dhe për të delegjitimuar një proces historik të rëndësishëm për popullin shqiptar në Maqedoninë e Veriut!
Kjo qasje nuk është vetëm e papranueshme, por është edhe e rrezikshme, sepse synon të zbehë dhe të deformojë të vërtetën historike!
Të thuash se përmes luftës “Maqedonia e stabilizoi terrenin e saj” dhe se drejtuesit e saj vepruan në mënyrë të fshehtë kundër interesave kombëtare, do të thotë të hedhësh dyshime të rënda mbi të gjithë strukturën e luftës çlirimtare dhe mbi vetë qëllimin e saj!
Këto pretendime janë jo vetëm të pabazuara, por edhe fyese për luftëtarët, dëshmorët dhe për familjet e tyre!
Ky lloj diskursi nuk është thjesht kritikë politike, ai përbën një akuzë të drejtpërdrejtë ndaj luftës për liri dhe barazi të shqiptarëve në Maqedoni të Veriut, ndaj drejtuesve të saj dhe ndaj arritjeve të saj, si Marrveshja e Ohrit, Tri Universitet Shqiptare, zyrtarizimi i Gjuhes shqipe, zyrtarizimi i Flamurit kombetar e shumë të arriturave tjera!
Në këtë kuptim, deklarime të tilla nuk mund të kalojnë pa përgjegjësi publike dhe morale!
Ky zotëri do të duhej të nxirret para organeve të drejtësisë së Maqedonisë së Veriut dhe të ulet në bankën e të akuzuarit, dhe të përgjigjet për denigrimin e luftës për liri e barazi të popullit shqiptar që e ka zhvilluar nën emblemën e UÇK-së, për njëllosjen e personalitetit të madh kombëtar, atë të Drejtuesit të lartë të LPK-së, themeluesit e emërtuesit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të UÇPMB-së e të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, themeluesin e Kryetarin e BDI-së, Udhëheqësin e Popullit, Atdheut dhe Kombit, Ali Ahmetin!
Denigrimi i luftës çlirimtare, njollosja e figurave të saj udhëheqëse dhe sakrificës së popullit shqiptar nuk mund të konsiderohen thjesht si mendim personal!
Ato janë përpjekje për të deformuar historinë, për të ulur vlerën e luftës për liri, barazi e dinjitet dhe për të goditur themelet mbi të cilat u ndërtuan të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni të Veriut!
Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 20 Prill 2026!
















