Revizioni në Ministrinë e Çështjeve Evropiane: Parregullsi financiare dhe dobësi në prokurimet publike

Flaka
Botuar nga Flaka 7 Maj, 2026 10:51

Revizioni në Ministrinë e Çështjeve Evropiane: Parregullsi financiare dhe dobësi në prokurimet publike

Enti Shtetëror i Revizionit ka publikuar raportin për revizionin e raporteve financiare dhe revizionin e pajtueshmërisë në Ministrinë e Çështjeve Evropiane për vitin 2024, ku janë evidentuar disa mangësi dhe dobësi në menaxhimin financiar dhe administrativ të institucionit, transmeton Portalb.mk.

Sipas raportit, një nga gjetjet kryesore është se vlera e vlerësuar e objekteve ndërtimore e paraqitur në Bilancin e gjendjes më 31 dhjetor 2024 nuk e pasqyron gjendjen reale të pasurisë së Ministrisë. Revizorët kanë konstatuar gjithashtu se gjatë regjistrimit të mjeteve nuk janë përfshirë të gjitha asetet me të cilat disponon institucioni.

Në raport theksohen edhe mospërputhje lidhur me angazhimin e personave me kontratë në vepër, duke ngritur dilema për mënyrën e menaxhimit të këtyre kontratave.

Një tjetër mangësi e evidentuar është mosndërmarrja e aktiviteteve për sigurimin vjetor të pasurisë së Ministrisë nga zjarri, fatkeqësitë natyrore, përmbytjet dhe vjedhjet.

Revizorët kanë konstatuar gjithashtu dobësi gjatë zbatimit të procedurave të prokurimeve publike, duke rekomanduar përmirësim të kontrolleve dhe respektim më të madh të procedurave ligjore.

Enti Shtetëror i Revizionit ka dhënë rekomandime për tejkalimin e dobësive të konstatuara dhe për forcimin e sistemit të kontrollit financiar dhe administrativ në Ministrinë e Çështjeve Evropiane.

Kujtojmë se Enti Shtetëror për Revizion (ESHR) në raportin paraprak konstatoi gjendje që tregojnë për parregullsi dhe mospërputhje në funksionimin e komunës së Ilindenit. Për shkak të rëndësisë së tyre, është shprehur opinion i pafavorshëm për realitetin dhe objektivitetin e pasqyrave financiare për vitin 2024 dhe opinion me rezervë për pajtueshmërinë me rregullativën ligjore, udhëzimet dhe politikat e vendosura për llogarinë e buxhetit themelor (630), dhe opinion i pafavorshëm për realitetin dhe objektivitetin e pasqyrave financiare për vitin 2024 dhe për pajtueshmërinë me rregullativën ligjore, udhëzimet dhe politikat e vendosura për llogarinë e buxhetit themelor (637).

6
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 7 Maj, 2026 10:51
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
6
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?