Rexhepi: Komuna e Tetovës heshti katër herë, Gjykata Kushtetuese shfuqizoi vendimin për emërtimet

Flaka
Botuar nga Flaka 28 Qershor, 2026 16:59 Përditësuar

Rexhepi: Komuna e Tetovës heshti katër herë, Gjykata Kushtetuese shfuqizoi vendimin për emërtimet

Kryetari i BDI-së në Tetovë, Bajram Rexhepi, ka reaguar pas publikimit të arsyetimit të Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e vendimit të Këshillit Komunal të Tetovës për emërtimin e rrugëve dhe objekteve publike, duke akuzuar Komunën e Tetovës dhe Qeverinë për mosveprim gjatë procedurës dhe duke e cilësuar rastin si një sulm të organizuar ndaj të arriturave të shqiptarëve.

Sipas Rexhepit, Gjykata Kushtetuese ka kërkuar katër herë nga Komuna e Tetovës dokumentacionin e plotë për vendimin, por nuk ka marrë përgjigje, ndërsa edhe Qeveria, sipas tij, ka heshtur në tri raste.

“Gjykata Kushtetuese shfuqizoi vendimin e Këshillit Komunal të vitit 2006, përderisa Komuna e Tetovës, brenda një viti, katër herë heshti dhe nuk iu përgjigj kërkesave të saj. Tri herë heshti edhe Qeveria”, deklaroi Rexhepi.

Ai vlerësoi se rasti nuk është thjesht juridik, por politik.

“Nuk kemi të bëjmë me veprime juridike, por me një sulm të orkestruar ndaj çdo të arriture shqiptare në 20 vitet e fundit. Aktorët shqiptarë në Qeveri dhe në Komunën e Tetovës po përpiqen ta relativizojnë këtë, duke e zhvendosur debatin në teza dytësore dhe aspak të rëndësishme”, u shpreh ai.

Rexhepi pretendon se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është marrë pa dokumentacion të plotë.

“Gjykata Kushtetuese e solli vendimin në mungesë të provave dhe dokumentacionit të plotë, gjë që e bën këtë situatë tejet të diskutueshme edhe nga aspekti juridik”, tha ai.

Sipas tij, shfuqizimi i vendimit të Këshillit Komunal, i miratuar me konsensus dhe sipas parimit të Badenterit, nënkupton cenim të vullnetit të qytetarëve.

“Të shfuqizosh një vendim të Këshillit Komunal, të miratuar me konsensus të plotë të të gjitha bashkësive etnike dhe sipas parimit të Badenterit, do të thotë të shfuqizosh vullnetin e popullit. Të heshtësh përballë kësaj padrejtësie është hipokrizi politike. Akoma më keq, të bësh avokatin e djallit duke relativizuar problemin, është padyshim tradhti kombëtare”, deklaroi Rexhepi.

Në fund të reagimit, ai kritikoi drejtuesit e Komunës së Tetovës, duke i akuzuar për dëmtim të interesit publik dhe të identitetit të qytetit.

“Ka politikanë që gënjejnë, por në Komunën e Tetovës sot kemi gënjeshtarë që bëjnë politikë duke shitur pronën publike dhe, së fundmi, edhe dinjitetin dhe historinë e këtij qyteti”, përfundoi Rexhepi. Gazeta Flaka

174
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

Flaka
Botuar nga Flaka 28 Qershor, 2026 16:59 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
174
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?