Në emisionin Klan Debat në Klan Macedonia i ftuar kryetari i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi-Zejd tha se fjalimi i sotëm i kryeparlamentares së Shqipërisë, Elisa Spiropali ishte një rikujtim për rrezikimin që po iu bëhët shqiptarëve nga kjo qeveri.
Zejd tha se kjo qeveri është monoetnike sepse po realizohet në tërësi platforma anti-shqiptare e VMRO-DPMNE-së.
“Nëse historia harrohet, rrezikohet të përsëritet”- Ishte një sihariq i mirë sot fjalimi i realtë i zonjës Spiropali duke theksuar rrezikimin që ju bëhet arritjeve shqiptare në RMV. VMRO-DPMNE me moto nacionaliste e nisi fushatën dhe ashtu po e mban, sepse thonin së shqiptarët po na e marrin shtetin, por prej kujt po e marrim? Mickoski në këto zgjedhje u bë shërbëtor i VLEN-it, iu shkoi në zyrë, iu ndihmoi në aspektin financiar, në aspektin e PR-it me të vetmin qëllim që platforma e VMRO-së të realizohet më lehtësisht më një parti shqiptare bashkë me ta në pushtet, një koalicion që nuk ka legjitimitet”, tha Rexhepi-Zejd. /tvklan.mk
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Driton Zenku
23 Shtator, 2024 21:13
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.