Rezervat devizore janë më të larta në krahasim me periudhën para pandemisë

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Shkurt, 2025 00:40 Përditësuar

Rezervat devizore janë më të larta në krahasim me periudhën para pandemisë

Guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angellovska-Bezhoska gjatë pjesëmarrjes në emisionin “Brifingu i mëngjesit” në “Sllobodna TV”, theksoi se rezervat devizore janë faktori më i rëndësishëm për ruajtjen e stabilitetit të valutës vendase dhe se në periudhën e kaluar, përkundër krizave, janë rritur pothuajse vazhdimisht, si garanci për ruajtjen e kursit devizor.

Angellovska-Bezhoska ka thënë se rritja e rezervave devizore është për shkak të blerjes së devizave nga banka qendrore në tregun devizor i cili pothuajse vazhdimisht ka ndodhur që nga mesi i vitit 2023.

“Në total, gjatë dy viteve të fundit, ne si bankë qendrore kemi blerë 750 milionë euro në tregun devizor, që në tërësi ka kompensuar shumën që u përdor për ndërhyrje në tregun devizor gjatë pandemisë dhe gjatë goditjes energjetike. E gjithë kjo flet qartë për vendosjen e mekanizmave të fuqishëm mbrojtës nga rreziqet dhe goditjet e mundshme në të ardhmen, krejt kjo për të ruajtur edhe më tej stabilitetin e kursit të valutës vendore”, ka thënë Angellovska-Bezhoska.

Guvernatorja thekson gjithashtu se investimet e huaja direkte padyshim kanë një kontribut pozitiv në rritjen e rezervave devizore.

“Në periudhën para pandemisë, investimet e huaja direkte arritën në rreth 3,5% të BPV-së, mesatarisht, pas ngadalësimit gjatë pandemisë, pasoi një proces i rimëkëmbjes graduale, ndërsa vitin e kaluar gjatë tre tremujorëve të parë arriti në 5% të BPV-së që është një nivel solid sipas parametrave historikë”, theksoi Angellovska-Bezhoska. Ajo shton se investimet e huaja direkte nuk janë të rëndësishme vetëm për rritjen e potencialit valutor në ekonominë tonë, por në përgjithësi për ciklin e investimeve dhe për rritje më të shpejtë të nivelit të të ardhurave e cila fatkeqësisht te ne është ende e ulët.

Angellovska-Bezhoska theksoi se për realizimin e rritjes më të lartë ekonomike me rëndësi është mbështetja solide kreditore për qytetarët dhe kompanitë nga sektori bankar, stabiliteti dhe kapaciteti kreditues i të cilëve është forcuar edhe përkundër periudhës së krizës, ndërsa kapitali është më i lartë në dy dekadat e fundit. Kjo, ndër të tjera është për shkak të masave të ndërmarra nga banka qendrore. Guvernatorja theksoi se rol të rëndësishëm në rritjen e investimeve luan rritja e kreditimit të gjelbër e cila në vitet e fundit është dyfishuar nga 2,2% në 4,4%”, thonë nga Banka Popullore.

269
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Shkurt, 2025 00:40 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
269
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?