Rikthehet qarkullimi në kufijtë me RMV-në, kontrollet vazhdojnë manualisht

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Maj, 2026 15:14

Rikthehet qarkullimi në kufijtë me RMV-në, kontrollet vazhdojnë manualisht

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se Policia e Maqedonisë së Veriut ka rikthyer në funksion qarkullimin në pikat kufitare, pas ndërprerjes së përkohshme të shkaktuar nga rënia e sistemit të regjistrimit të hyrje-daljeve.

Sipas njoftimit, nga ora 13:55 është lejuar sërish kalimi i personave dhe automjeteve, megjithatë kontrollet po zhvillohen me procedura të dyfishta dhe regjistrimi po bëhet manualisht, si në hyrje ashtu edhe në dalje.

“Për çdo risi do t’ju mbajmë të njoftuar me kohë”, thuhet në njoftimin e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Më herët gjatë ditës, autoritetet kishin bërë të ditur se sistemi elektronik në pikat kufitare të Maqedonisë së Veriut kishte rënë rreth orës 13:40, duke sjellë ndërprerje të plotë të qarkullimit për persona, vetura dhe autobusë.

Problemi teknik shkaktoi kolona të gjata dhe pritje të shumta në kufi, ndërsa qytetarëve u ishte rekomanduar që të përdorin pikat alternative kufitare Stançiq-Bellanovc dhe Glloboqicë.

Rikthimi i qarkullimit vjen në një ditë me tensione dhe fluks të shtuar në kufi, për shkak të zhvillimeve që lidhen me protestën e studentëve shqiptarë në Shkup.

313
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Maj, 2026 15:14
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
313
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?