Rita Ora dhe Eiza Gonzalez kishin veshje pothuajse identike në “Emmy Awards 2024”

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 18 Shtator, 2024 22:41

Rita Ora dhe Eiza Gonzalez kishin veshje pothuajse identike në “Emmy Awards 2024”

Rita Ora dhe Eiza Gonzalez u shfaqën me veshje të ngjashme në ngjyrë rozë nga koleksioni vjeshtë/dimër të “Tamara Ralph” gjatë ndarjes së Çmimeve “Emmy 2024”..

Këngëtarja 33-vjeçare e hitit “For You” veshi një fustan të gjatë, të zbukuruar me një shall me pupla. Ndërkohë, aktorja 34-vjeçare e “Baby Driver” u shfaq me një fustan të gjatë me teksturë, gjithashtu pa rripa, me detaje të vogla sekuinash dhe një dekolte të skalitur. Gonzalez kombinoi pamjen e saj me një shall puplash që i mbështillte krahët.

Pamja romantike e Orës ishte pjesë e koleksionit vjeshtë/dimër 2024 të “Tamara Ralph”, ndërsa fustani i Gonzalez ishte nga koleksioni i fundit vjeshtë/dimër 2025, shkruan The Independent.

Eiza Gonzalez (Foto: Getty Images)

Pavarësisht diskutimeve të zakonshme “se kush u vesh më mirë”, fansat shpejt nisën të pëlqejnë të dyja pamjet.

“Të dyja duken mrekullisht”, shkroi një përdorues në X (ish-Twitter), ndërsa një tjetër shtoi: “Zonja të mahnitshme”.

Një përdorues në TikTok sqaroi një fans që sugjeroi se aktoret kishin veshur të njëjtin fustan: “Jo, stili është i ngjashëm, por nuk është i njëjti fustan”, sqaroi ai.

Rita Ora (Foto: Getty Images)

“Nuk mund të mos i dua të dyja”, komentoi një tjetër shikues.

Gonzalez bashkëpunoi me stilisten e saj, Elizabeth Saltzman, për të krijuar pamjen e saj, duke i dhënë një ton të relaksuar bazës së ekzagjeruar me flokë të drejtë dhe grim natyral. Sipas E! News, të dyja shqyrtuan dhe provuan katër ose pesë dizajne të tjera.

Në tapetin e kuq, aktorja nga “3 Body Problem” u shpreh për Laverne Cox sesi ajo dhe Saltzman vendosën për fustanin rozë nga “Tamara Ralph”.

“Thjesht ndihesha shumë mirë dhe e lumtur, kjo është hera ime e parë në Emmy dhe më pëlqen ngjyra rozë”, tha ajo. “Më pëlqen të zgjedh një ngjyrë që përfaqëson momentin dhe kur pashë fustanin, thjesht e ndjeva si të duhurin”.

“Është nga ‘Tamara Ralph’ dhe po mbaj këto vathë të mrekullueshëm, jam e fiksuar, janë vathët David Yurman”, vazhdoi Gonzalez, duke shtuar se fustani ishte një dedikim për serialin “3 Body Problem”, i nominuar për kategorinë ‘Drama e Shkëlqyer’.

“Seriali ka të bëjë me hapësirën, kështu që dukej si një dedikim i bukur për të”.

Zgjedhja e Orës nga “Tamara Ralph” përputhej me veshjen klasike të bashkëshortit të saj Taika Waititi, duke kompletuar një estetikë shumë të viteve 1920. Këngëtarja shoqëroi partnerin e saj në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, ku u njoh puna e tij si producent ekzekutiv i serialit “Reservation Dogs”.

Megjithëse Ora dhe Gonzalez nuk u takuan përpara kamerave, një foto e tyre krah për krah mund të kishte shërbyer si një dëshmi e prekshme e përputhjes së tyre stilistike. /Telegrafi/

101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 18 Shtator, 2024 22:41
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?