RMV: Është dyfishuar numri i ankesave për qasje të lirë në informacion

Flaka
Botuar nga Flaka 7 Maj, 2026 10:46

RMV: Është dyfishuar numri i ankesave për qasje të lirë në informacion

Numri i ankesave për kërkesa të papërgjigjura nga institucionet publike në Maqedoninë e Veriut përmes Ligjit për Qasje të Lirë në Informacion me Karakter Publik është dyfishuar. Agjencia ende nuk e ka publikuar raportin vjetor në uebfaqen e saj, kështu që Prizma e shfrytëzoi të drejtën për qasje të lirë në informacion me karakter publik për t’i kërkuar statistikat vjetore për vitin e kaluar, transmeton Portalb.mk.

Në përgjigjet e dërguara shkruan se vitin e kaluar pranë Agjencisë kanë arritur 626 ankesa, që është pothuajse dy herë më shumë se sa numri i ankesave të dorëzuara në këtë institucion në vitin 2024, kur ka pasur gjithsej 354.

Nëse merren parasysh vitet e mëparshme kjo është një rritje e madhe e numrit të ankesave.

Pothuajse 70 përqind e ankesave, ose 438 nga 626 ankesa, janë për shkak të heshtjes së administratës.

Të dhënat nga Agjencia tregojnë se gjysma e ankesave të pranuara vitin e kaluar, 344, janë dorëzuar nga qytetarët. Pas tyre radhiten organizatat e shoqërisë civile me 194, ndërsa pastaj kompanitë dhe gazetarët.

Sipas të dhënave që i morëm nga Agjencia vihet re edhe një regres sa i përket detyrimit të poseduesve të informacionit për dorëzimin e raporteve vjetore. Nga gjithsej 1.456 posedues të informacionit me karakter publik raporte të tilla kanë dorëzuar 1.294 prej tyre, ose rreth 89%. Në vitin 2024 kjo përqindje ishte mbi 96%.

Ky institucion ishte i bllokuar tre muaj e gjysmë sepse drejtoreshës së mëparshme, Pllamenka Bojçeva, i kishte përfunduar mandati, ndërsa zëvendësi e saj u bë këshilltar në Komunën e Kumanovës.

Kuvendi publikoi dy shpallje për emërimin e drejtorit, por të parin e anuloi.

Procedura përfundoi me zgjedhjen e drejtorit të ri më 8 prill. Kuvendi për këtë post e zgjodhi Petar Gajdovin.

Në një intervistë për BIRN ai tha se po përpiqen ta përballojnë fluksin e ankesave që kishin arritur gjatë kohës kur ky institucion ishte i bllokuar.

Në ndërkohë Gjykata Kushtetuese për herë të parë konstatoi shkelje të lirisë së mendimit dhe shprehjes publike të mendimit të gazetarit David Ilievski, për shkak të mosdhënies së informacionit me karakter publik dhe e urdhëroi poseduesin e informacionit, Bankën për Zhvillim të Maqedonisë, t’ia dorëzojë atij informacionin e kërkuar me karakter publik.

Ky trend vjen në një kohë kur vendi po shënon rënie të indeksit për lirinë e medias. Në indeksin e fundit Maqedonia ka shënuar një rënie për tre vende dhe këtë vit u rendit në vendin e 45. Me rënien e vitit të kaluar për dy vjet vendi ka rënë plot nëntë vende më poshtë në këtë indeks dhe ka kaluar nga “i kënaqshëm” në “problematik”. Burimi: Portalb.mk

6
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 7 Maj, 2026 10:46
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
6
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?