Rokas: Ndryshimet kushtetuese mbeten kusht – Vetëm Mickoski dhe VMRO-DPMNE nuk e kuptojnë!

Flaka
Botuar nga Flaka 5 Qershor, 2026 15:43

Rokas: Ndryshimet kushtetuese mbeten kusht – Vetëm Mickoski dhe VMRO-DPMNE nuk e kuptojnë!

Ambasadori i Bashkimit Evropian, Michalis Rokas, deklaroi se Bashkimi Evropian mbetet fuqishëm i përkushtuar ndaj fillimit të negociatave me Maqedoninë e Veriut, por theksoi se obligimet e marra në vitin 2022, përfshirë edhe ndryshimet kushtetuese, duhet të realizohen.

Duke iu referuar mesazheve të presidentit të Këshillit Evropian, António Costa, Rokas shprehu pritjen që periudha e ardhshme të karakterizohet me qasje më konstruktive në marrëdhëniet me fqinjët dhe me progres në procesin eurointegrues.

Deklaratat ai i bëri në margjinat e Konferencës së 23-të të COSAP-it, ku nënvizoi se bashkëpunimi rajonal dhe përgatitjet për integrimin në tregun e përbashkët evropian mbeten prioritete kyçe për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Nga ana tjetër, kryeministri Hristijan Mickoski, pas takimeve me liderët evropianë në Tivat, deklaroi se procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian është rikthyer në fokus dhe se vendi mbetet i përkushtuar ndaj integrimeve evropiane, por pa bërë kompromis me dinjitetin kombëtar.

“Detyra jonë si qeveri është ta ruajmë dhe ta avancojmë këtë proces, por njëkohësisht të mos e humbasim dinjitetin, siç ka ndodhur në dekadat e kaluara kur bëhet fjalë për aspiratat maqedonase për anëtarësim në BE”, deklaroi Mickoski.

Ai bëri të ditur se ka zhvilluar takime me kancelarin gjerman Friedrich Merz, presidentin francez Emmanuel Macron dhe presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ku ndër temat e diskutuara kanë qenë edhe ndryshimet kushtetuese.

Ish-kryeministri dhe deputeti aktual i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, ka dalë në mbrojtje të të ashtuquajturit “propozim francez”, duke e cilësuar atë si një zgjidhje të ekuilibruar që, sipas tij, nuk cenon identitetin maqedonas dhe mbetet rruga më e mirë për procesin eurointegrues.

Por, në paraqitjen e tij në emisionin “Samo Vistina” në Kanal 5, Kovaçevski tha se askush nuk mund ta ndryshojë mënyrën se si maqedonasit e shohin historinë e tyre dhe se identiteti kombëtar nuk mund të vihet në pikëpyetje.

“Nuk besoj se duhet të heqim dorë nga asgjë nga historia jonë. Duhet t’i përmbahemi qëndrimeve tona historike. Askush nuk mund ta prekë identitetin tonë, sepse ky është identiteti ynë. Askush nuk mund të na ndalojë të jemi maqedonas”, deklaroi ai.

Sipas tij, negociatat me Bullgarinë u bllokuan për shkak të mosnjohjes së gjuhës maqedonase, ndërsa më pas fokusi u zhvendos te çështjet e pakicave dhe përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë.

“Korniza negociuese përfshin maqedonishten. Marrëveshja me Frontex u nënshkrua në gjuhën maqedonase”, theksoi Kovaçevski.

Ai shtoi se modeli i trajtimit të pakicave në vend është ndër më të avancuarit, duke deklaruar se nëse ekziston një shembull më i mirë në botë për zgjidhjen e këtyre çështjeve, ai është i gatshëm “t’ia heqë kapelen”.

Në fund, Kovaçevski përsëriti qëndrimin e tij se “propozimi francez” mbetet një zgjidhje e mirë dhe e balancuar për tejkalimin e kontestit dhe vazhdimin e procesit drejt Bashkimit Evropian. 

Në ndërkohë, nënkryetari i Kuvendit, Antonio Miloshoski, doli me një propozim për integrim gradual në Bashkimin Evropian, në rast se kjo qasje konfirmohet si ofertë zyrtare nga Brukseli.

Sipas tij, propozimi franko-gjerman paraqet një qasje realiste që mundëson integrim sektorial dhe në faza, si periudhë kalimtare drejt anëtarësimit të plotë.

“Procesi i zgjerimit është i gjallë dhe është mirë që këtë mesazh po e dërgojnë liderët e vendeve anëtare”, deklaroi Mickoski, duke shtuar se shumë vende anëtare të BE-së i kuptojnë pozicionet e Maqedonisë së Veriut.

Debati për të ardhmen evropiane të vendit dhe mundësinë e integrimit gradual pritet të jetë ndër temat kryesore edhe në samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor në Tivat. Gazeta Flaka

294
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

Flaka
Botuar nga Flaka 5 Qershor, 2026 15:43
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
294
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?