Cristiano Ronaldo është përballur me kritika të shumta pas mungesës së tij në ceremoninë e lamtumirës për Diogo Jotën dhe vëllain e tij, Andre Silva, të cilët humbën jetën tragjikisht në një aksident automobilistik në Zamora të Spanjës.
Ndërsa shumë figura të njohura të futbollit ishin të pranishëm në funeralin në Gondomar, Portugali, Ronaldo ndodhej me familjen në pushime në Mallorca. Kjo mungesë u vu re menjëherë nga mediat dhe tifozët, duke shkaktuar reagime të forta në rrjetet sociale.
Sipas mediave luzitane, Ronaldo vendosi të mos marrë pjesë për shkak të statusit të tij si yll global, duke vlerësuar se prania e tij mund të tërhiqte vëmendje të padëshiruar në një moment zie. Ai thuhet se ka kontaktuar personalisht me familjen e Jotës, duke shprehur ngushëllimet dhe mbështetjen e tij.
“Cristiano nuk donte që prania e tij të kthehej në një spektakël mediatik. Ai e respekton thellësisht dhimbjen e familjes dhe ka komunikuar me ta në mënyrë private,” raportojnë burime pranë lojtarit.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
6 Korrik, 2025 17:46
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.