Ronaldo thyen heshtjen dhe tregon të vërtetën për përplasjen me Jorge Jesus
Cristiano Ronaldo ka rrëfyer në detaje prapaskenat e përplasjes së tij me trajnerin e Portugalisë, Jorge Jesus, duke sqaruar edhe vendimin për t’u larguar nga grumbullimi i kombëtares.
Ronaldo ka treguar se kishte përgatitur një letër lamtumire pas Botërorit, por presidenti i Federatës Portugeze e bindi të qëndronte. Sipas tij, ai vetë kishte sugjeruar Jorge Jesusin si trajnerin e duhur për Portugalinë.
Kapiteni portugez pretendon se Jesus i kishte thënë se ishte pjesë themelore e projektit dhe se do të luante ndeshjen e parë dhe të fundit, ndërsa më pas mes tyre pati mosmarrëveshje rreth minutave të lojës dhe mënyrës se si u menaxhua situata.
Ronaldo pranoi se gaboi duke mos përshëndetur tifozët pas ndeshjes dhe kërkoi falje për këtë, por tha se trajneri kishte shkelur marrëveshjen që kishin bërë më herët.
“Nëse nuk më doni, vetëm ma thoni”, rrëfeu Ronaldo se u kishte thënë presidentit dhe trajnerit, duke shtuar se të dy i kishin thënë se e dëshironin në ekip.
“Kjo është e vërteta absolute”, përfundoi Ronaldo, duke theksuar se nëse do të jetë i gatshëm pas pezullimit, do të jetë sërish në dispozicion të Portugalisë për të konkurruar dhe për të fituar.
Flaka












