Rreziku nga zjarret, apel për pronarët e fabrikave, depove dhe bizneseve në Gostivar

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Qershor, 2026 20:14

Rreziku nga zjarret, apel për pronarët e fabrikave, depove dhe bizneseve në Gostivar

Njësia Territoriale Kundër Zjarrit në Gostivar ka apeluar deri te pronarët e objekteve industriale, afariste, depove dhe fabrikave që të ndërmarrin masa parandaluese për mbrojtjen nga zjarret, për shkak të temperaturave të larta dhe motit të thatë që kanë rritur rrezikun gjatë periudhës verore.

Nga kjo njësi u bëjnë thirrje bizneseve të kosisin dhe pastrojnë barin e thatë dhe shkurret përreth objekteve, të largojnë mbeturinat dhe materialet e ndezshme, të sigurojnë qasje të lirë për automjetet e zjarrfikësve dhe të kontrollojnë funksionalitetin e pajisjeve kundër zjarrit.

“Ju lutemi të bëni kositjen dhe pastrimin e barit të thatë dhe shkurreve përreth objekteve tuaja, të largoni mbeturinat dhe materialet e ndezshme nga afërsia e ndërtesave, si dhe të siguroni që rrugët e qasjes për automjetet e zjarrfikësve të jenë të lira dhe të kalueshme”, thuhet në apelin e Njësisë Territoriale Kundër Zjarrit.

Zjarrfikësit paralajmërojnë se bari i thatë dhe vegjetacioni i pakositur mund të marrin flakë brenda pak minutash, duke rrezikuar objektet, makineritë, mallrat dhe jetën e njerëzve.

“Bari i thatë dhe vegjetacioni i pa kositur mund të marrin flakë brenda pak minutash, duke rrezikuar objektet, makineritë, mallrat dhe jetën e njerëzve. Parandalimi është mbrojtja më e mirë. Me një veprim të thjeshtë sot, mund të shmangim pasoja të mëdha nesër”, theksohet në apel.

Në fund, Njësia Territoriale Kundër Zjarrit u bën thirrje të gjithë pronarëve të objekteve industriale dhe afariste të bashkëpunojnë për të parandaluar zjarret dhe për të garantuar një sezon veror sa më të sigurt.

“Bashkëpunimi juaj është i domosdoshëm për një verë më të sigurt për të gjithë”, përfundon apeli. Gazeta Flaka

240
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Qershor, 2026 20:14
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
240
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?