Rreziku rus, Ballkani i bën thirrje Trump!

Flaka
Botuar nga Flaka 5 Shkurt, 2025 22:28

Rreziku rus, Ballkani i bën thirrje Trump!

Vendet e Ballkanit Perëndimor kërkojnë mbështetjen e Presidentit amerikan, Donald Trump, përballë rrezikut të Rusisë, Kinës dhe Iranit.

Në Forumin e përvitshëm për çështjet e sigurisë, që mbahet në Kongresin Amerikan, përfaqësuesit e rajonit shprehën njëzëri nevojën e bashkëpunimit me administratën e Presidentit Trump mes sfidave madhore globale.

Anëtari republikan i Kongresit, Pete Sessions, një nga organizatorët e diskutimit i tha Zërit të Amerikës se është në interesin e Shteteve të Bashkuara që vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë të suksesshme dhe të pavarura, sidomos nga ndikimi i Rusisë.

“Mendojmë se është e rëndësishme që miqtë tanë, miqtë e Amerikës, të jenë së bashku. Anëtarët e Kongresit janë një pjesë e rëndësishme për të dërguar sinjalin e rëndësisë që ka rajoni për stabilitetin e kontinentit të Evropës, por edhe për interesat e Shteteve të Bashkuara”.

Ish-Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Fatmir Mediu, pjesë e takimit, tha se dezinformimi është vetëm një element rrezikut.

“Kemi një grup aktorësh që duan të bëjnë një zhvendosje të gjeopolitikës, në mënyrë të veçantë Kina, Rusia dhe Irani, por edhe vende të tjera dhe përballë kësaj unë mendoj se duhen ndërtuar rrugë komunikimi ndërmjet Evropës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.

I njëjti shqetësim u ngit dhe nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila rëndësinë e mbështetjes së Shteteve të Bashkuara për vendin e saj dhe rajonin në përgjithësi, për të cilin tha se është në një gjendje të brishtë.

“Tani që Presidenti Trump është kthyer në Shtëpinë e Bardhë, përmes formulës së tij ‘paqe përmes forcës’, është e rëndësishme që Amerika të tregojë udhëheqje të vërtetë jo vetëm ndaj miqve të vërtetë, por edhe atyre që po sjellin pranë rajonit tonë Rusinë, Kinën dhe Iranin”.

Deputeti i shumicës së Parlamentit të Shqipërisë, Damian Gjiknuri, shprehu gatishmërinë e vendit të tij për bashkëpunim me administratën e re amerikane dhe nevojën e forcimit të demokracisë.

“Nëse do të kemi demokraci dhe institucione të forta, do të kemi edhe një familje më të shëndoshë demokratike”, tha ai për Zërin e Amerikës.

Në kushtet e sfidave madhore globale në botë, pjesëmarrësit në Forum e vunë theksin te nevoja e koordinimit në të gjitha nivelet mes vendeve të tyres, si edhe forcimit të aleancave madhore perëndimore.

267
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 5 Shkurt, 2025 22:28
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
267
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?