Rriten çmimet e benzinave në Maqedoninë e Veriut, nafta mbetet e pandryshuar

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 26 Maj, 2026 21:20 Përditësuar

Rriten çmimet e benzinave në Maqedoninë e Veriut, nafta mbetet e pandryshuar

Komisioni Rregullator për Energjetikë në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar për ndryshime të reja në çmimet e derivateve të naftës, të cilat do të hyjnë në fuqi nga mesnata.

Sipas vendimit të fundit, çmimet me pakicë të benzinave “Eurosuper BS-95” dhe “Eurosuper BS-98”, si dhe të vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1), do të rriten për 0.5 denarë për litër.

Pas ndryshimeve të reja, benzina “Eurosuper BS-95” do të shitet me çmim prej 87.5 denarë për litër, ndërsa “Eurosuper BS-98” do të kushtojë 89.5 denarë për litër. Nga ana tjetër, vaji ekstra i lehtë për amvisëri do të arrijë në 94 denarë për litër.

Ndërkohë, çmimi i “Eurodieselit (D-E V)” mbetet i pandryshuar dhe do të vazhdojë të shitet me 92 denarë për litër.

Ky vendim pritet të ndikojë te shpenzimet e qytetarëve dhe sektori i transportit, ndërsa ndryshimet në çmimet e derivateve vazhdojnë të varen nga lëvizjet në tregjet ndërkombëtare të naftës.

Flaka

67
SONDAZHI

Sa mendoni se Qeveria aktuale në Shkup po punon për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 26 Maj, 2026 21:20 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
67
SONDAZHI

Sa mendoni se Qeveria aktuale në Shkup po punon për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?