Rriten çmimet e derivateve të naftës: Benzina BS-95 shtrenjtohet më tepër

Flaka
Botuar nga Flaka 19 Maj, 2025 17:01 Përditësuar

Rriten çmimet e derivateve të naftës: Benzina BS-95 shtrenjtohet më tepër

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) njofton se nga mesnata do të hyjnë në fuqi çmime të reja për derivatet e naftës. Sipas vendimit të fundit, çmimi me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 do të rritet për 2,00 denarë, ndërsa EURODIZEL (D-E V) do të shtrenjtohet për 0,50 denarë për litër.

Rritje më e lartë do të ketë vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1), i cili do të kushtojë 4,00 denarë më shumë për litër.

Çmimet e reja që do të aplikohen janë:

  • EUROSUPER BS-95: 75,50 denarë/litër
  • EURODIZEL (D-E V): 67,00 denarë/litër
  • Vaji ekstra i lehtë (EL-1): 69,00 denarë/litër

Ndërkohë, çmimi i EUROSUPER BS-98 mbetet i pandryshuar, në 77,50 denarë për litër.

Gjithashtu, mazuti M-1 NS do të shtrenjtohet për 0,279 denarë, duke arritur çmimin prej 36,808 denarë për kilogram.

Këto ndryshime janë bërë në përputhje me lëvizjet e çmimeve në tregjet botërore të energjisë dhe ndikimet e kursit të këmbimit valutor. Flaka Media

292
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 19 Maj, 2025 17:01 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
292
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?