Rritet numri i rasteve me HIV në Kosovë – një viktimë këtë vit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka bërë të ditur se një person ka vdekur këtë vit si pasojë e AIDS, sëmundje që shkaktohet nga virusi HIV. Deri më 31 korrik 2025, janë regjistruar 19 raste të reja, krahasuar me 34 raste të vitit të kaluar.
Çfarë është HIV/AIDS? HIV-i është virus që sulmon sistemin imunitar dhe, nëse nuk trajtohet, çon në AIDS – fazën më të rëndë të infeksionit. Nuk ka shërim, por me trajtim të rregullt, personat e infektuar mund të jetojnë gjatë dhe të shmangin transmetimin.
Statistika në Kosovë Që nga viti 1986, janë regjistruar 234 raste me HIV në Kosovë, prej të cilave 53 persona kanë humbur jetën. Aktualisht, rreth 100 persona marrin shërbime në Klinikën Infektive në QKUK, ku testimi dhe terapia ofrohen falas.
Alarm nga infektologët Ekspertët kanë paralajmëruar për mungesë informimi tek të rinjtë dhe qasje të kufizuar në testim.
“Nuk ka informim të mjaftueshëm se si bartet ky infeksion, ndoshta as informata se ku mund të testohen,” tha Murat Mehmeti, shef i repartit për sëmundje seksualisht të transmetueshme në Prishtinë.
Si bartet HIV-i?
- Marrëdhënie seksuale pa mbrojtje
- Përdorimi i përbashkët i shiringave/gjilpërave
- Nga nëna te fëmija gjatë shtatzënisë, lindjes ose gjidhënies
Si nuk bartet HIV-i?
- Përqafim, shtrëngim dore
- Ushqim i përbashkët, ujë, ajër
- Pickim nga mushkonjat
Flaka
















