Rritja e rrogave në arsim, Sindikata e pranoi kërkesën e kryeministrit Mickoskit, por paralajmëroi masa radikale

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 23 Shtator, 2024 21:06

Rritja e rrogave në arsim, Sindikata e pranoi kërkesën e kryeministrit Mickoskit, por paralajmëroi masa radikale

Sindikata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë në Maqedoninë e Veriut ka pranuar Kërkesën e kryeministrit të RMV-së për zgjatjen e bisedimeve edhe për një javë në lidhje me çështjen rreth rritjes së rrogave, duke paralajmëruar radikalizim të masave sindikale, transmeton Portalb.mk.

“Këshilli i SASHK-ut e pranoi Kërkesën e Kabinetit të kryetarit të Qeverisë për periudhë shtesë për negociata edhe për një javë, gjegjësisht deri në fund të shtatorit të vitit 2024”, deklaroi Sindikata.

Sindikata vlerësoi se është e nevojshme që të respektohen ligjet dhe marrëveshjet kolektive për rritjen e rrogave në arsimin fillor dhe të mesëm. Ata sqaruan që nuk do të anashkalojnë edhe masat më radikale sindikale, në rast se nuk ka zgjidhje për rritjen e rrogave që nga rroga e shtatorit.

Në kërkesat e Sindikatës, theksohet edhe nevoja për përfshirjen e SASHK-ut në përpilimin e buxhetit të vitit 2025 dhe përpilimin e ndryshimeve ligjore ne arsim.

Në ribalancimin e buxhetit për vitin 2024 nuk është paraparë as paga minimale më të larta, për çka është përgjigjur për çka kanë reaguar edhe nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë, ndërkohë Sindikata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë i kishte dhënë kohë Qeverisë të krijojë zgjidhje për rritjen e rrogave në arsim.

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, kishte premtuar që rritje të rrogës për 12 përqind në arsim do të ketë prej muajit mars, ndërsa sindikalistët kërkojnë rritje prej muajit të shtatorit.

244
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 23 Shtator, 2024 21:06
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
244
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?