Rritje e çmimeve te produktet bujqësore në Maqedoninë e Veriut, dallimi më i madh te perimet

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 15 Tetor, 2024 21:51

Rritje e çmimeve te produktet bujqësore në Maqedoninë e Veriut, dallimi më i madh te perimet

Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar rritje e çmimeve për 13.1 përqind në muajin shtator, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.

“Indeksi i çmimeve në bujqësi gjatë muajit shtator të vitit 2024, krahasuar me periudhën e njëjtë nga viti paraprak, tek inputi është zvogëluar për 4.9%, ndërsa tek autputi shënon rritje për 13.1%”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Inputi shënoi ulje për shkak uljes së çmimeve për 5.5 përqind në krahasim me mjetet e shpenzuara në bujqësi, ndërsa te mjetet e dedikuara për investime në bujqësi kemi rritje për 2.9 përqind.

“Në shtator të vitit 2024, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, indeksi i çmimeve të prodhimeve bimore është 114.1, ndërsa indeksi i çmimeve të prodhimeve shtazore është 110.1”, raportoi Enti në lidhje me çmimet te autputi.

Te perimet kemi rritje më të madhe për 48.5 përqind, ndërsa ulje më të madhe te drithërat dhe orizi për 20.6 %.

262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 15 Tetor, 2024 21:51
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?