Rúben Amorim ka mbërritur sot në Milano, ku pritet të nis zyrtarisht aventurën e tij si trajner i ri i Milanit.
Tekniku portugez u shpreh i emocionuar dhe krenar për këtë hap të rëndësishëm në karrierën e tij.
“Jam shumë i lumtur dhe krenar që jam këtu. Është një nder të jesh trajner i Milanit,” deklaroi Amorim në fjalët e para pas mbërritjes.
Ai foli edhe për vendimin për të marrë drejtimin e klubit italian, duke theksuar se Milani ka qenë gjithmonë një klub i veçantë për të.
“Nëse shikoni një intervistë timen të mëhershme, kam thënë se ky është një klub special për mua. Është një sfidë e madhe. Pas herës së fundit i thashë vetes të zgjedh sfida më të lehta, por ja ku jam sërish: një sfidë edhe më e madhe,” shtoi ai.
Amorim pritet të nisë menjëherë punën me skuadrën kuqezi, me objektivin për ta rikthyer Milanin në majat e futbollit evropian.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
6 Korrik, 2026 18:36 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.