“Salianji” si test për Berishën

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 2 Tetor, 2024 20:50

“Salianji” si test për Berishën

Nga Mero Baze

Sali Berisha duket që e ka marrë seriozisht dënimin e tij. Pas bërjes publike të dosjes dhe kërcënimeve të tij ndaj shtypit për të mos e publikuar dhe interpretuar milionat dhe vilat në çdo kryeqytet të Evropës, ai duket se e humbi betejën për t’u dukur i pafajshëm para shqiptarëve. Dhe mendo që e humbi në një çështje që dhe kritikët e tij më të mëdhenj, e konsideronin më të lehtën e tij.

Por gjëja që i dhimbte më shumë Berishës ishte humbja e betejës për ta mbrojtur në Parlament. Ndërkohë që kishte bërë pazar me socialistët për normalizimin pas marrjes së vulës dhe Kodit elektoral, Berisha e pa veten të pambrojtur nga grupi i tij opozitar në Kuvend. Edhe më idioti i tyre që e ka të shkruar në ballë dhe që e ka caktuar mëkëmbës në Kuvend, e kishte të pamundur të mbronte milionat, vilat dhe apartamentet që i dolën në shesh familjes Berisha.

Pothuajse asnjë deputet opozitar nuk bëri betejë në Kuvend për të mbrojtur Berishën.

E vërteta është se shumica e atyre nuk dinë dhe të të mbrojnë, edhe kur ke të drejtë, por në këtë rast as dinin, as mundnin.

Dhe kjo ishte një goditje e rëndë politike për Berishën, pasi grupi i tij opozitar e normalizoi ndëshkimin ligjor të Berishës, vetëm me retorikën e një viti më parë, kur thoshin “na nxirrni vetëm një fakt”. Kur dolën gjithë faktet, ata thjesht mbyllën gojën.

Burgosja e deputetit Salianji, ishte një rast i artë për Berishën që me një gur të vriste dy zogj. E para, të zhdukte nga skena grupin parlamentar të opozitës që nuk e mbronte dot në Parlament dhe e dyta, që për të është më e rëndësishme, të bëjë një test “gjeneral’ për të parë se ç’mund të bëjnë kur të ndodhë dënimi i tij.

E provoi këtë qysh ditën që Salianji do vetëdorëzohej tek Drejtoria e Policisë, por meqë u mblodhën një grusht njerëzish, e zhduku dhe nga media.

E gjitha çfarë ai do tani është që të mbulojë pafuqinë e grupit të tij në Parlament, dhe të ngrejë tensionin që njerëzit të mendojnë se derisa për Salianjin po djegin karriget, për Berishën do djegin sallën e Kuvendit.

Është përpjekje e fundit për të shpresuar se mund të trembë SPAK, apo gjyqësorin që të mendohen politikisht para se të marrin vendimin për të.

Kaq banale është.

Me këtë rast shmang dhe heroizmin e Salianjit në Kuvend, dhe përqendrimin e betejës tek figura e tij, pasi siç e shikoni, tani nuk flitet më për Salianjin, por për faktin që po burgosen tre “yjet” e opozitës, që nënkupton Berishën, Metën dhe Mediun.

Natyrisht beteja nuk ka asnjë lidhje me qeverinë teknike, pasi ajo nuk i krijon Edi Ramës klimë pasigurie, përkundrazi i krijon më shumë shtrëngim radhësh, ngaqë ndan politikisht shoqërinë.

Dhe e ndan në emër të Berishës, Metës dhe Mediut. Nuk ka gjë që i bashkon më shumë socialistët se kjo treshe, pa llogaritur Salianjin.

Problemi është nëse u dështon dhe testi.

71
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 2 Tetor, 2024 20:50
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
71
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?