Sancho arrin marrëveshjen me PSG

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 29 Korrik, 2024 13:16

Sancho arrin marrëveshjen me PSG

Sfumohet objektivi Jadon Sancho për Juventusin. Sulmuesi i djathtë e mbylli sezonin i huazuar te Borussia Dortmundi, klub ku shpërtheu dhe u bë ndër më të mirët në rolin e tij.

Anglezi është rikthyer te Manchester United, por nuk ka ndërmend të vijojë karrierën në “Old Trafford” për sa kohë që trajneri do të jetë holandezi Erik ten Hag.

Bardhezinjtë e Juventusit po tentojnë ta transferojnë në Serie A, por e ardhmja e Sanchos quhet PSG. Kampionët e Francës kanë vepruar shpejt dhe kanë arritur një marrëveshje me agjentin e 24-vjeçarit.

Kryeqytetasit kanë gjetur gjuhën e përbashkët sa i përket pagës sezonale që do të përfitojë futbollisti në “Parc des Princës”. Tani është radha e marrëveshjes me United. “Djajtë e Kuq” kërkojnë 60 mln euro për kartonin e lojtarit ofensiv, ndërkohë që te PSG janë gati të përfshijnë 3 lojtarë të tjerë në këtë operacion.

Emra si Nordi Mukiele, Milan Skriniar dhe Manuel Ugarte janë ata që u propozohen ishullorëve. Futbollistë që vlerësohen nga tekniku Ten Hag, kështu që së shpejti pritet dakordësia totale mes klubeve.

10
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 29 Korrik, 2024 13:16
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
10
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?