Sefer Selimi: Po tentohet sabotimi i protestës së studentëve, kërkohet barazi dhe zbatim i Kushtetutës

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Maj, 2026 10:38

Sefer Selimi: Po tentohet sabotimi i protestës së studentëve, kërkohet barazi dhe zbatim i Kushtetutës

Sefer Selimi ka reaguar ashpër lidhur me protestën e studentëve dhe debatet rreth provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, duke akuzuar për përpjekje të qëllimshme për sabotimin e saj dhe përçarjen e organizatorëve.

Në deklaratën e tij, Selimi thekson se po tentohet të zbehet kërkesa e studentëve dhe të njollosen ata që qëndrojnë pas organizimit të protestës.

“Po bëjnë çdo përpjekje për ta sabotuar protestën: për t’i përçarë e demotivuar studentët, për t’i njollosur organizatorët dhe për ta zbehur kërkesën e tyre të drejtë. Por studentët ju njohin. Ju njohim edhe ne,” thuhet në reagimin e tij.

Ai shton se çështja tashmë nuk kufizohet vetëm te provimi i jurisprudencës, por përfaqëson, sipas tij, zbatimin e plotë të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve dhe respektimin e Kushtetutës.

“Kjo çështje nuk është më vetëm një provim profesional i jurisprudencës. Është zbatimi i plotë i Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve. Është respektim i Kushtetutës. Është barazi,” thekson Selimi.

Në fund të reagimit, ai kërkon zbatim të plotë të kornizës ligjore dhe kushtetuese në fuqi, duke e cilësuar këtë si detyrim institucional dhe jo çështje vullneti politik apo administrativ.

“Një e drejtë kushtetuese dhe ligjore nuk guxon të kthehet në çështje burokratike, as në vullnet, qejf apo disponim të një funksionari. Zbatoni Ligjin për Gjuhët. Zbatoni Kushtetutën.” Gazeta Flala

302
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Maj, 2026 10:38
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
302
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?