Sela mbledh kryesinë e ASH-së: I bindur se do ketë zgjedhje të parakohshme!

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 16 Tetor, 2024 19:35

Sela mbledh kryesinë e ASH-së: I bindur se do ketë zgjedhje të parakohshme!

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në një prononcim për media para mbledhjes së Kryesisë së partisë, ka deklaruar se do të dalin në terren dhe do të takojnë shqiptarët dhe pjesëtarë të komuniteteve tjera.

“Duhet të veprojmë politikisht dhe të bisedojmë me shqiptarët dhe me komunitetet tjera, për të gjitha përpjekjet e Qeverisë që na ktheu prapa, që të na i mohojë të drejtat. Ajo çfarë ndodh tani nuk është diçka e re”, tha Sela.

Ai shtoi se politika nuk është vetëm interes, nuk është vend për politikanët egocentrik. Për VLEN-in tha se ata shumë shpejt do të bëhen histori e kaluar.

“Së shpejti do të shkojnë nga kanë ardhur. Nuk do të kujtohen për të mirë në historinë e këtij shtetit”, deklaroi Sela.

Sela mes tjerash tha se është i bindur se do të ketë zgjedhej të parakohshme.

Duke kritikuar Arben Taravarin për funksionin e tij si ministër i Shëndetësisë dhe qeverisjen e VLEN-it dhe përmendur rastin e vdekjes së vajzës 14-muajshe, Sela tha se janë dëshmi të mjaftuara se duhet të ketë zgjedhje.

“Çfarë është dallimi tani? Është vetëm një – servilitetin i Arben Taravarit ndaj çdokujt që flet në gjuhën maqedonase. Dhe qyqaria në atë paraqitje ku bëhet fjalë për foshnje, që ka humbur jetën dhe pastaj mundohet ta heq përgjegjësinë nga vetja e vetë. Me fjalë të tjera – le të shohin ëndrra me mbret, se këta do të vazhdojnë, se do të qeverisin dhe se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme, por zgjedhje të parakohshme unë mendoj se do të ketë”, tha Sela.

262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 16 Tetor, 2024 19:35
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?