Shatunas: Çështjet bilaterale nuk duhet të jenë pengesë për eurointegrimet

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 11 Tetor, 2024 21:04 Përditësuar

Shatunas: Çështjet bilaterale nuk duhet të jenë pengesë për eurointegrimet

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Lituanisë, Simonas Shatunas, vendi i të cilit këtë vit shënon 20 vjetorin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian në intervistën për Agjencionin Informativ të Maqedonisë ka thënë se çështjet bilaterale nuk guxojnë të jenë pengesë për procesin e negociatave dhe anëtarësimit, por nga ana tjetër është me rëndësi që obligimet e ndërmarra të implementohen

Në pyetjen se cili është qëndrimi i Lituanisë për ndryshimet kushtetuese me efekt të vonuar dhe nëse ka njohuri për qëndrimin e anëtareve të tjera të Unionit, Shatunas nuk ka dhënë ndonjë përgjigje konkrete dhe është shprehur se ata konsiderojnë që të ketë më pak çështje bilaterale, por të vazhdohet me zbatimin e asaj që është ndërmarrë si detyrim deri më tani, me qëllim që më tej, “tërësisht të shmangen çështjet bilaterale në procesin e negociatave”.

“Siç e thashë edhe më parë, ne konsiderojmë se çështjet bilaterale nuk duhet ta lënë nën hije apo pengojnë procesin e negociatave dhe anëtarësimit. Nga ana tjetër, është shumë me rëndësi kur lidhen marrëveshjet dhe ndërmerren masa që të mos ketë ndalesë dhe të mos ketë rihapje të çështjeve, sepse duhet që detyrimet të zbatohen, përndryshe mund të vjen te ndonjë realitet i ri dhe vonesa të përsëritura. Prandaj ne konsiderojmë se duhet të ketë sa më pak çështje bilaterale, por nëse merren detyrime, atëherë është më mirë të vazhdohet me zbatimin dhe procesin që të ecet përpara, sepse kjo është e gjithë ideja, të shmangen çështjet bilaterale nga procesi i negociatave”, ka thënë Shatunas.

Në intervistën, Shatunas flet për qëllimin e vizitës së tij, për bashkëpunimin bilateral dhe përvojat që Lituania mund t’i ofrojë vendit në procesin e integrimit evropian, por edhe për vetë procesin dhe sa i gjithë procesi drejtohet realisht nga sistemi meritor dhe a është i mbrojtur nga bilateralizimi.

261
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 11 Tetor, 2024 21:04 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
261
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?