Shporta vjeshtore përfundon për gjashtë ditë, masa më rigoroze nëse përsëri rriten çmimet

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 25 Tetor, 2024 19:27

Shporta vjeshtore përfundon për gjashtë ditë, masa më rigoroze nëse përsëri rriten çmimet

Për më pak se një javë përfundon masa e ngrirjes së marzhës për 70 produkte bazë, masë e cila u mor para një muaji nga Ministria e Ekonomisë dhe Punës. Kryetari i Lidhjes së Sindikatave, Sllobodan Trendafillov, thotë se masa për ngrirjen e marzhës për 10% për 70 produkte nuk u ndje fare edhe pse u përfshinë 47 produkte nga shporta mujore e konsumit. Thotë se tregtarët keqpërdorën masën, duke rritur çmimet që në momentin kur mësuan njoftimin për shportën vjeshtore.

“Për fat të keq, tregtarët e keqpërdorën periudhën kur Qeveria paralajmëronte se do të sjellë masë të tillë dhe çfarë bënë, fillimisht i rritën çmimet dhe shporta minimale sindikale në pjesën për harxhime në ushqim dhe pije u rrit për 750 denarë në shtator ndërsa tani në tetor është ulur për 960 denarë. Që do të thotë se tregtarët ishin lakmitarë të fitojnë në kurriz të qytetarëve ndërsa çmimet që i rritën në shtator vetëm i ulën në tetor dhe përsëri mbetën me fitimin e njëjtë që e kishin”, tha Sllobodan Trendafillov, kryetar i LSM.

Por ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi, nuk mendon ashtu. Thotë se masa dha efekte.

“Muajin e ardhshëm presim përsëri ulje të çmimeve sepse ka hyrë në fuqi ligji për praktika jo korrekte tregtare dhe pritet që mallrat që i kanë nëpër markete do t’i shesin me çmime më të lira sepse do të zbatohet ligji për praktikë jo korrekte tregtare. Nëse ndodhë që tregtarët në mënyrë drastike rritin çmimet dhe nëse konstatohet kjo në teren bashkë me Inspektoratin e Tregut, atëherë do të marrim masa më rigoroze. Nëse çmimet në treg janë stabile, atëherë nuk ka nevojë të marrim ndonjë masë tjetër”, u shpreh Besar Durmishi, ministër i Ekonomisë.

Durmishi konsideron se çdo familje ka kursyer rreth 3000 denarë në muaj nga shporta vjeshtore por edhe nga ngrirja e marzhës për pajisjet shkollore. Masa të tilla ministri Durmishi paralajmëroi edhe gjatë festave si për Krishtlindje, Pashkët por edhe në muajin e Ramazanit vitin e ardhshëm. /Alsat.mk

264
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 25 Tetor, 2024 19:27
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
264
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?