Shqipëria, 66 vjet anëtare dhe me 9 pasuri në UNESCO

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 16 Tetor, 2024 21:20

Shqipëria, 66 vjet anëtare dhe me 9 pasuri në UNESCO

Më 16 tetor 1958 Shqipëria u bë pjesë e organizatës së UNESCO-s. Me 194 vende anëtare UNESCO-ja mbron 1223 pasuri botërore të paçmueshme, dëshmi e jetës dhe aktivitetit njerëzor ndër shekuj.

Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO) synon të inkurajojë identifikimin, mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe natyrore në mbarë botën. Konventa e vitit 1972 për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore dhe Natyrore Botërore vlerësoi se disa vende në Tokë janë me “vlerë të jashtëzakonshme universale” dhe duhet të jenë pjesë e trashëgimisë së përbashkët të njerëzimit.

Ajo që e bën konceptin e Trashëgimisë Botërore të jashtëzakonshme është zbatimi i tij universal. Pasuritë e mbrojtura nga UNESCO u përkasin të gjithë popujve të botës, pavarësisht nga territori në të cilin ndodhen.

Në listën e trashëgimisë botërore të kësaj organizate bëjnë pjesë 9 pasuri materiale e shpirtërore shqiptare, që në ansambël përfaqësojnë sharmin e kulturës dhe të natyrës shqiptare.

Në mesin e pasurive shqiptare të regjistruara në kujtesën botërore bëjnë pjesë: Butrinti, për peizazhin e larmishëm dhe artefaktet e kulturës greko-romake; qyteti i një mbi një dritareve, Berati, për hir të vlerave arkitekturore; qyteti i gurtë i Gjirokastrës. Këto janë qendra historike të trashëgimisë së përbotshme të UNESCO-s, ku figurojnë gjithashtu edhe Liqeni i Ohrit si dhe Pyjet e Lashta të Ahut (Rrajca dhe Lumi i Gashit). Në listën e trashëgimisë botërore janë të përfshira gjithashtu edhe isopolifonia shqiptare, xhubleta, Kodiku i Purpurt i Beratit dhe transhumanca, siç njihet ndryshe tradita e shtegtimit të bagëtive./atsh/

481
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 16 Tetor, 2024 21:20
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
481
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?