Shtetet e Bashkuara të Amerikës – aleati i madh e historik i popullit shqiptar

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Mars, 2026 08:59 Përditësuar

Shtetet e Bashkuara të Amerikës – aleati i madh e historik i popullit shqiptar

Gjenerali italian: Serbinë nuk e ka bombarduar NATO, por Amerika dhe Bill Clintoni

Ish–komandanti i KFOR-it, gjenerali italian Fabio Mini, ka thënë se Serbia nuk është bombarduar nga NATO-ja, por nga Amerika.

Ish- komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë, nga tetori i vitit 2002 deri në tetor të vitit 2003, ka deklaruar për gazetën serbe “Novosti”, se Serbia ishte bombarduar me iniciativë të SHBA-së dhe se Aleanca Veri-atlantike ishte nënë në shërbim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës “për realizimin e projektit të pavarësisë së Kosovës”.

“Serbia duhet ta ketë gjithmonë parasysh se NATO nuk e ka bombarduar me iniciativën e saj, por me iniciativë të Amerikës.

Iniciativa dhe realizimi i bombardimeve të vitit 1999 janë inicuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sikurse edhe projekti për pavarësinë e Kosovës”, ka thënë gjenrali Mini në një intervistë për gazetën serbe “Novosti”.

“NATO-s i është dashur vetëm t’i nënshtrohet Amerikës, kur ajo kishte vendosur të bombardohej Serbia… dhe kështu ka qenë. Sepse, NATO-ja i ka shërbyer Washingtonit edhe për realizimin e projektit të pavarësisë së Kosovës”, ka shtuar Mini.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kishin planifikuar pavarësinë e Kosovës qysh në kohën e (Bill) Clintonit”, ka thënë ai.

Sipas tij, aeroplanët bombardues amerikanë që i kanë bombarduar objektivat ushtarake e policore të Serbisë “nuk janë nisur nga baza ushtarake e NATO-s në Aviano, por nga baza ushtarake amerikane në Aviano”.

Gjenerali Mini ka thënë se vendet anëtare të NATO-s kontrollohen nga SHBA-të dhe ka shprehur bindjen se Serbia nuk do të pranojë të bëhet anëtare e këesaj aleance.

“Pra, arsyeja pse jam i bindur pse Serbia nuk duhet të hyjë në NATO është fakti i njohur kaherë se kur hyhet në këtë aleancë, je nën kontroll të SHBA-së. Nuk mendoj se Serbia e dëshiron këtë”, citohet Mini nga “Novosti”.

66
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Mars, 2026 08:59 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
66
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?