Shteti policor? Polici sulmon fizikisht prindërit në prani të fëmijëve të mitur, rasti në një familje rome
Një rast i rëndë i dhunës së dyshuar policore është raportuar së fundmi në Maqedonia e Veriut, ku sipas informacioneve paraprake, zyrtarë policorë kanë ushtruar dhunë fizike ndaj dy prindërve brenda ambientit të tyre familjar, në prani të fëmijëve të mitur, shkruan Gazeta Flaka.
Sipas pretendimeve, ngjarja ka ndodhur në një familje rome, duke ngritur shqetësime serioze jo vetëm për tejkalim të autorizimeve policore, por edhe për elemente të mundshme të diskriminimit dhe trajtimit çnjerëzor.
Burime të afërta me rastin bëjnë të ditur se incidenti është zhvilluar në sy të fëmijëve, të cilët kanë përjetuar trauma psikologjike nga ajo që kanë parë.
Sipas legjislacionit në fuqi në Maqedoninë e Veriut, policia nuk ka të drejtë të ushtrojë forcë fizike ndaj civilëve në ambientet e tyre familjare, përveç rasteve kur ekziston bazë e qartë ligjore dhe kur përdorimi i forcës është proporcional dhe i domosdoshëm.
Rasti pritet të ngjallë reagime nga organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe nga institucionet përgjegjëse, ndërsa mbetet të shihet nëse do të ketë hetim zyrtar për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e përgjegjësisë.
Ngjarja rikthen në vëmendje debatin për kufijtë e përdorimit të forcës nga organet e rendit dhe nevojën për mbikëqyrje më të fortë institucionale, veçanërisht kur bëhet fjalë për ndërhyrje në hapësira private dhe në prani të të miturve.
Nga MPB ende nuk kanë dalur me reagim, të paktën deri në momentet e publikimit të lajmit në Flaka. Gazaeta Flaka
@gazetaflaka Shteti policor? Polici sulmon fizikisht prindërit në prani të fëmijëve të mitur, rasti në një familje rome #flaka #gazetaflaka #gostivarisot #dritonzenku #Skopje #Shkup ♬ original sound – Gazeta Flaka
















