Shtyhet seanca gjyqësore për sulmin terrorist në Banjskë

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 25 Shtator, 2024 19:45

Shtyhet seanca gjyqësore për sulmin terrorist në Banjskë

Gjykata Themelore e Prishtinës vendosi ta shtyjë seancën fillestare në rastin Banjska kundër 45 të akuzuarve për terrorizëm dhe për vepra të rënda kundër Kushtetutës së Kosovës, përfshirë Millan Radoiçiqin, ish-nënkryetar i Listës Serbe.

Një seancë e re u caktua për 9 tetor, pas kërkesës së tre avokatëve të të akuzuarve që gjenden në paraburgim. Ata donin më shumë kohë për t’u përgatitur. Shumica dërrmuese e të akuzurave ndodhen në arrati. Avokatët e të akuzuarve kërkuan nga prokuroria t’ua dorëzojë dosjet e rastit në formë fizike, pasi disa dosje të pranuara në mënyrë elektronike “nuk kanë mundur t’i hapin” dhe se nuk mund të përgatiten për mbrojtje, prandaj kërkuan që seanca të shtyhej. Prokuroria kërkoi që seanca të shtyhej vetëm nëse të pandehurit do ta pranonin fajësinë, gjë që nuk u pranua nga gjykatësi. Megjithatë, të pandehurit do të deklarohen rreth fajësisë në seancën e re muajin e ardhshëm. Kjo seancë vjen një ditë pas përvjetorit të sulmit në Banjskë, në veri të Kosovës, kur një grup i armatosur serb sulmoi policinë dhe vrau rreshterin Afrim Bunjaku. Në shkëmbimin e zjarrit që pasoi u vranë edhe tre sulmues serbë. /Alsat.mk

114
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 25 Shtator, 2024 19:45
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
114
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?