Skandal i ri me insulinën? BDI pretendon se kompania serbe ka fituar mbi 50 tenderë publikë | VIDEO

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Nëntor, 2026 11:29

Skandal i ri me insulinën? BDI pretendon se kompania serbe ka fituar mbi 50 tenderë publikë | VIDEO

Zëdhënësja dhe nënkryetarja e BDI-së, Arta Bilalli Zendeli, ka ngritur çështjen e kontrollit mbi sektorin farmaceutik, duke paralajmëruar për rreziqet që, sipas saj, mund të sjellë përqendrimi i pronësisë së kompanive që furnizojnë institucionet shëndetësore.

Ajo e vendosi këtë çështje në vazhdën e hyrjes së kapitalit serb në sektorin bankar dhe atë të telekomunikacionit, duke pretenduar se tashmë edhe furnizimi me ilaçe po bëhet pjesë e këtij procesi.

„Jo vetëm sistemi bankar, por edhe insulina i jepet në duar botës serbe“, deklaroi Bilalli Zendeli.

Sipas saj, më 3 prill 2025, Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës miratoi, me vendimin nr. 08-55, blerjen e Phoenix Pharma nga kompania serbe VEGA, të cilën ajo e lidh me biznesmenin Dejan Çakajac dhe kompaninë e lojërave të fatit Mozzart.

Bilalli Zendeli pretendon se gjatë vitit 2026, Vega Pharmaceuticals ka fituar mbi 50 kontrata publike në Ministrinë e Shëndetësisë dhe në klinika të ndryshme, ndërsa vlera e kontratave për furnizimin me insulinë, sipas saj, arrin rreth 10 milionë euro.

Përfaqësuesja e BDI-së thotë se çështja nuk duhet parë vetëm nga aspekti i biznesit, por edhe nga ai i sigurisë shëndetësore, pasi insulina është ilaç jetik për mijëra pacientë.

„Insulina nuk është biznes i zakonshëm. Është ilaç jetik dhe furnizimi me të është çështje e sigurisë shëndetësore të shtetit“, theksoi ajo.

Në këtë kontekst, Bilalli Zendeli kërkoi përgjigje se kush e ka vlerësuar rrezikun për sigurinë e furnizimit me insulinë dhe mbi çfarë baze Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës e ka miratuar transaksionin.

Ajo ngriti gjithashtu pikëpyetje për mundësinë e ndikimit politik në vendimmarrje dhe për njohuritë që, sipas saj, ka pasur anëtari i Komisionit, Valon Elezi.

BDI kërkon publikimin e analizës së plotë që ka paraprirë miratimin e transaksionit, si dhe të gjitha kontratave për furnizimin me insulinë për periudhën 2025–2027.

„Bankat kanë të bëjnë me paratë tona. Telekomunikacioni me komunikimet tona. Por insulina ka të bëjë me jetën e njerëzve. Me jetën e qytetarëve nuk guxon të luajë askush“, përfundoi Bilalli Zendeli.

Çështja tashmë ngre disa pyetje që kërkojnë përgjigje institucionale: cilat janë kushtet e furnizimit me insulinë, sa është përqendrimi i tregut dhe çfarë mekanizmash ekzistojnë për të garantuar vazhdimësinë e furnizimit në rast të problemeve me kompaninë furnizuese.

Pretendimet për pronësinë, vlerën e kontratave dhe rrezikun e mundshëm për furnizimin janë deklarime të përfaqësueses së BDI-së dhe kërkojnë verifikim nga institucionet përkatëse. Flaka

407

Alta Banka në Maqedoninë e Veriut: Kush mban përgjegjësi për lejimin dhe avancimin e aktivitetit të saj?

Duke pasur parasysh dokumentet e viteve 2023 dhe 2025 që lidhen me aksionet e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Alta Bankën në Beograd dhe ofertën për blerjen e aksioneve të institucioneve publike, sipas jush, cila qeverisje mban përgjegjësinë politike për ardhjen dhe avancimin e Alta Bankës në tregun e Maqedonisë së Veriut?

Voto dhe shpreh qëndrimin tënd!

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Nëntor, 2026 11:29
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
407

Alta Banka në Maqedoninë e Veriut: Kush mban përgjegjësi për lejimin dhe avancimin e aktivitetit të saj?

Duke pasur parasysh dokumentet e viteve 2023 dhe 2025 që lidhen me aksionet e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Alta Bankën në Beograd dhe ofertën për blerjen e aksioneve të institucioneve publike, sipas jush, cila qeverisje mban përgjegjësinë politike për ardhjen dhe avancimin e Alta Bankës në tregun e Maqedonisë së Veriut?

Voto dhe shpreh qëndrimin tënd!

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë