Skandal mbi skandale: Edhe në Komunën e Tearcës po anashkalohet gjuha shqipe, kjo është e papranueshme

Flaka
Botuar nga Flaka 19 Korrik, 2026 14:02

Skandal mbi skandale: Edhe në Komunën e Tearcës po anashkalohet gjuha shqipe, kjo është e papranueshme

Nazmi Taipi ka reaguar duke e cilësuar si “skandal të radhës” faktin që, sipas tij, në Komunën e Tearcës komunikimi institucional bëhet vetëm në gjuhën maqedonase dhe turke, ndërsa mungon gjuha shqipe.

Ai thekson se Tearca është komunë ku mbi 90 për qind e banorëve janë shqiptarë, ndaj, sipas tij, përjashtimi i gjuhës shqipe nga komunikimi zyrtar është i papranueshëm.

“Në Komunën e Tearcës, ku mbi 90% e banorëve janë shqiptarë, institucioni që duhet t’u shërbejë qytetarëve zgjedh t’u drejtohet vetëm në gjuhën maqedonase dhe turke, duke e lënë jashtë gjuhën shqipe”, shkruan Taipi.

Ai e cilëson këtë veprim si fyes ndaj shumicës së banorëve të komunës.

“Kjo është e papranueshme dhe fyese për shumicën e banorëve. Gjuha shqipe nuk mund të anashkalohet në një komunë me shumicë absolute shqiptare”, thekson ai.

Në fund të reagimit, Taipi u bën thirrje institucioneve komunale që të respektojnë qytetarët dhe përdorimin e gjuhës shqipe.

“Respektoni qytetarët. Respektoni gjuhën shqipe.”  Gazeta Flaka

345
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

Flaka
Botuar nga Flaka 19 Korrik, 2026 14:02
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
345
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?