Stresi e pagjumësia, arsyet pse shtoni peshë

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 11 Korrik, 2024 15:51

Stresi e pagjumësia, arsyet pse shtoni peshë

Ngrënia pa kriter nuk është ndër arsyet e vetme përse një person shton peshë.

Kur të mësoni sesa shkaqe të tjera fshihen pas kilogramëve të tepërt do të çmitizoni dietat dhe do të përqafoni një stil të shëndetshëm jetese.

Nëse një dietë mund t’ju ndihmojë të hiqni disa kilogrëmë për një kohë, një regjim i shëndetshëm ushqimor do t’ju ndihmojë të mbani një peshë të qëndrueshme përgjithmonë. Më poshtë do të listojmë arsyet e çuditshme përse vazhdoni të shëndosheni dhe pse nuk e teproni me ushqimin

1.Stresi

Kur jeni të stresuar, në mënyrë të pavetëdijshme organizmi kërkoni sheqer ! Janë këto molekula, ato që furnizojnë trupin me energji, por nëse sheqeri i bardhë, pijet e konservuara apo çokollatat janë burimi i kësaj energjie, ju do të shtoni peshë pa e kuptuar.

2. Mungesa e gjumit

Nëse flini më pak se gjashtë orë gjumë, kjo mund të jetë një arsye tjetër për fitimin e papritur të peshës. Kjo sepse njerëzit që flenë gjashtë orë ose më pak konsumojnë mesatarisht 300 kalori më shumë sesa njerëzit që flenë deri në 8 orë.

3. Nuk pini ujë mjaftueshëm

Një studim i Journal of Endocrinology & Metabolism ka dalë në përfundimin se sasia e mjaftueshme e ujit rrit normën metabolike me 30 për qind, thënë më thjeshtë, organizmi është më i shpejtë kësisoj të gjitha proceset metabolike kryhen më shpejtë.

4. Një dietë e varfër në proteina

Duke pasur një dietë të varfër në proteina mund të shkaktojë rënie të niveleve të energjisë. Ju do të kërkoni të hani karbohidrate apo yndyrna për t’u ngopur, por në ndryshim me proteinat këto të fundit ju shëndoshin.

5. Ngrënia e ushqimeve me kripë, mund të shkaktojë gjithashtu që trupi juaj të mbajë ujë të tepërt, duke ju fryrë. Kjo lidhet edhe me mënyrën se si funksionojnë veshkat tuaja, pasi edhe ato mund te mos filtorojne si duhet të fryhet.

6. Magnezi është thelbësor për humbjen e peshës në mënyrë të shëndetshme sepse aktivizon qindra enzime që kontrollojnë tretjen, përthithjen dhe përdorimin e proteinave, yndyrave dhe karbohidrateve.

66
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 11 Korrik, 2024 15:51
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
66
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?