Studentët shqiptarë prezantohen në Itali me konferencë ndërkombëtare

Flaka
Botuar nga Flaka 24 Qershor, 2026 15:22

Studentët shqiptarë prezantohen në Itali me konferencë ndërkombëtare

Përfaqësuesi i Lëvizjes Studentore, Mumin Osmani, ka njoftuar pjesëmarrjen e tij në një konferencë të mbajtur në Itali, ku janë trajtuar tema mbi çështjet shqiptare, gjuhën, historinë dhe të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Osmani tha se pjesëmarrja në këtë ngjarje është bërë me mbështetjen e Lëvizjes Studentore, stafit akademik dhe profesorëve.

Ai u shpreh:

“Shpreh mirënjohjen time për besimin e dhënë nga Lëvizja Studentore, si dhe nga stafi akademik dhe profesorët, për mundësinë që të jem pjesë e kësaj konference të rëndësishme.”

Gjatë konferencës, sipas tij, janë trajtuar disa tema akademike dhe shoqërore nga profesorë dhe studiues të ndryshëm, përfshirë marrëdhëniet e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, gjuhën shqipe dhe vazhdimësinë historike shqiptare.

Osmani prezantoi gjithashtu temën:

“Kërkesat dhe sfidat studentore në Republikën e Maqedonisë së Veriut.”

Ai falënderoi organizatorët dhe pjesëmarrësit, duke veçuar Dr. Granit Muçajn dhe pjesëmarrjen e eurodeputetit të Parlamentit Evropian, Alessandro Ciriani.

Ndërkohë, aktivisti Mevlan Ademi theksoi se Lëvizja Studentore u përfaqësua në këtë aktivitet në Itali dhe vlerësoi mbështetjen e diasporës shqiptare.

“Gjatë kësaj konference patëm nderin të dëgjohemi edhe nga eurodeputeti Alessandro Ciriani, të cilin e falënderojmë për vëmendjen dhe gatishmërinë për të dëgjuar zërin tonë.”

Sipas Ademit, mbështetja e bashkatdhetarëve mbetet motivim për vazhdimin e aktiviteteve studentore dhe përfaqësimit ndërkombëtar. Gazeta Flaka

22

“A po realizohet programi zgjedhor në Komunën e Tetovës?”

Flaka
Botuar nga Flaka 24 Qershor, 2026 15:22
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
22

“A po realizohet programi zgjedhor në Komunën e Tetovës?”

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut