Sukses akademik: Ardiana Stafai fiton titullin “Doktor Shkence” në Shkup
Një arritje e rëndësishme akademike vjen nga Gostivari: Ardiana Stafai ka mbrojtur me sukses doktoratën e saj në Fakultetin Juridik pranë Universiteti ‘Shën Kirili dhe Metodi’ në Shkup, duke u graduar Doktor Shkence në shkencat juridike.

Tema e saj e doktoratës, “Rëndësia historike dhe aktuale e anëtarësimit të plotë të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Këshillin e Evropës në procesin e afirmimit të saj ndërkombëtar si shtet europian i pavarur dhe demokratik”, trajton një çështje me peshë të veçantë në diskursin juridik dhe politik të vendit.
Punimi analizon në mënyrë të detajuar ndikimin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës, duke e vendosur atë në kontekstin historik dhe bashkëkohor të konsolidimit të shtetësisë, sundimit të së drejtës dhe afirmimit ndërkombëtar të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Ky sukses akademik shënon një moment të rëndësishëm në rrugëtimin profesional të Stafait, e cila me përkushtim të vazhdueshëm në kërkimin shkencor synon të kontribuojë më tej në zhvillimin e dijes juridike dhe jetës akademike në vend.
Një tjetër emër i ri në elitën akademike shqiptare nga Gostivari dhe Maqedonia e Veriut. Flaka
















