Takimet e Ali Ahmetit, nga diplomatja amerikane te bashkëveprimtarët e idealit
Kryetari i Ali Ahmeti, gjatë ditës së sotme ka zhvilluar disa takime, duke nisur nga përfaqësues të diplomacisë amerikane e deri te veprimtarë të njohur të çështjes kombëtare shqiptare.
Ahmeti fillimisht ka takuar Ushtruesen e Detyrës së Ambasadores së Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vend, Nicole Varnes. Sipas tij, në takim është zhvilluar një bisedë e hapur dhe konstruktive për sundimin e ligjit, marrëdhëniet ndëretnike, si dhe zhvillimet aktuale që lidhen me paqen dhe stabilitetin global.
Ahmeti ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme amerikane ndaj vlerave demokratike, integrimit euroatlantik dhe perspektivës së vendit, duke theksuar se partneriteti me SHBA-në do të vazhdojë të forcohet në funksion të paqes dhe stabilitetit.
Më pas, lideri i BDI-së ka pritur veprimtarin e çështjes kombëtare, Mazllam Limani, i cili në vitin 1968 ishte internuar nga sistemi i atëhershëm pas ngritjes së flamurit kombëtar shqiptar.
“Për 23 vite ka jetuar në Amerikë, larg vendlindjes, duke mbetur një zë i përkushtuar i çështjes kombëtare”, ka shkruar Ahmeti.
Në këtë takim ishte i pranishëm edhe bashkëveprimtari i tij i kahmotshëm, Qani Aliji.
Sipas Ahmetit, takime të tilla shërbejnë si rikujtim i sakrificave, përkushtimit dhe rrugëtimit të gjatë të shumë veprimtarëve që kanë dhënë kontribut në periudha të rëndësishme për kombin shqiptar. Gazeta Flaka












