Takimet vazhdojnë: Osmani alarmon Brukselin, Marrëveshja e Ohrit dhe eurointegrimet në fokus

Flaka
Botuar nga Flaka 5 Maj, 2026 18:05

Takimet vazhdojnë: Osmani alarmon Brukselin, Marrëveshja e Ohrit dhe eurointegrimet në fokus

Nënkryetari i parë i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani, ka vijuar agjendën e tij zyrtare në Bruksel me një sërë takimesh me përfaqësues të institucioneve evropiane dhe eurodeputetë të angazhuar në politikat e zgjerimit dhe Ballkanit Perëndimor.

Sipas Osmanit, dita e dytë e vizitës u fokusua në diskutime që kanë të bëjnë me integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, sfidat rajonale dhe nevojën për një angazhim më aktiv të Bashkimit Evropian në rajon.

Dita e dytë e vizitës në Bruksel vazhdoi me një sërë takimesh me përfaqësues të institucioneve evropiane, mes tyre kabinetin e komisioneres për zgjerim Marta Kos, Andrea Vicher-Waite, si dhe eurodeputetët Vladimir Prebiliç, Tijs Rojten dhe Matjaž Nemec, të angazhuar në politikat e BE-së lidhur me zgjerimin dhe Ballkanin Perëndimor”, ka deklaruar Osmani.

Ai bëri të ditur se në qendër të bisedimeve ishte procesi eurointegrues i vendit dhe zhvillimet e fundit politike që, sipas tij, po ndikojnë në funksionimin e modelit multietnik.

Theks i veçantë u vendos në krizën me zhbërjen e Marrëveshjes Paqësore të Ohrit si dhe dinamikën e procesit të anëtarësimit”, theksoi Osmani.

Sipas tij, gjatë takimeve është riafirmuar edhe roli i BDI-së si faktor kyç në ruajtjen e kursit euroatlantik të vendit.

Në këtë kontekst u theksua roli i BDI-së si partner kredibil dhe konstruktiv, me angazhim të vazhdueshëm në drejtim të avancimit të agjendës evropiane dhe ruajtjes së orientimit strategjik të vendit”, u shpreh ai.

Osmani përcolli mesazhin se mbështetja nga Brukseli mbetet e fortë, por se rezultatet konkrete varen nga vendimmarrja politike në vend.

Mesazhi është i qartë: Maqedonia e Veriut ka mbështetje në Bruksel, por progresi varet nga vullneti politik i brendshëm dhe lidershipi i qartë”, deklaroi nënkryetari i parë i BDI-së.

Në kuadër të vizitës, Osmani zhvilloi edhe një takim të veçantë me deputetin e Parlamentit të Brukselit, Ibrahim Domez, me origjinë nga Manastiri.

Na bashkoi profesioni si kirurgë dhe angazhimi në politikë, por mbi të gjitha një bindje e përbashkët: Dygjuhësia, si në Belgjikë, ashtu edhe në Maqedoninë e Veriut, nuk është temë për negociim”, ka nënvizuar Osmani. Gazeta Flaka

120
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 5 Maj, 2026 18:05
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
120
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?