Taravari e cilëson si hedhje hi syve propozimin e Selës që vendimet në kushtetuese të miratohen me badenter

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 20 Shtator, 2024 19:22

Taravari e cilëson si hedhje hi syve propozimin e Selës që vendimet në kushtetuese të miratohen me badenter

Arben Taravari nga VLEN e quan shitje mjegulle, propozimin e Ziadin Selës nga Fronti Europian që Gjykata Kushtetuese të miratojë vendime me badenter apo votim të dyfishtë me qëllim që të mos ketë mbivotim në baza etnike.

“Unë zotëri Selën dhe zotëri Ahmetin nuk i kuptoj pse tash ju kujtohet se duheshka në Gjykatën Kushtetuese të ketë badenter. Zotëri Sela si miku i afërt i zotëri Ahmetit, 22 vjet kanë pushtet absolut, lokal dhe qendror. Pse nuk e sollën një ligj si duhet për gjuhën shqipe? Pse nuk e sollën që me badenter të votohet edhe në Gjykatën Kushtetuese? A tash ju kujtua? A duhet t’ju japim edhe 22 vite që ta bëjnë një gjë të tillë. Pse nuk e bënë deri tash? Kështu që, të shesësh mjegulla dhe filozofi është shumë lehtë. Kanë pasur pushtet dhe asgjë s’kanë bërë”, tha Arben Taravari, kryetar i ASH-së.

Bashkimi Demokratik për Integrim nëpërmjet një komunikate, reagoi rreth vendimit të Kushtetueses për “Balancuesin”. Theksoi se vendimi shkel drejtpërdrejtë dispozitat kyçe të Kushtetutës dhe rrezikon themelet e shoqërisë sonë shumetnike.

“Ky vendim cenon përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve nëpër institucionet shtetërore, respektivisht s’ka më punësime për shqiptarët. Andaj, BDI apelon për rishqyrtim urgjent të këtij vendimi, me qëllim të mbrojtjes së integritetit të rendit kushtetues dhe të sigurohet që parimi i përfaqësimit të drejtë dhe adekuat të mbetet efektiv dhe i zbatueshëm në praktikë”, thonë nga Bashkimi Demokratik për Integrim.

Për çështjen e balancuesit sot u deklarua edhe kryeministri Hristijan Mickoski, i cili tha se nuk i komenton vendimet e Kushtetueses, por mbështet parimin që punësimet dhe avancimet të bëhen sipas meritokracisë.

“E pash reagimin dhe është në pajtim me atë që ne e kemi folur në të kaluarën. Praktikisht, avancimet dhe punësimet duhet të bazohen në cilësi dhe ajo është që ne praktikisht tërë kohën e flasim. Unë me sa kuptova vendimi nuk është përfundimtar, por praktikisht atë pjesë të ligjit e vendosin në pauzë, deri në miratimin e vendimit përfundimtar. Kështu që unë do të mbetem në atë pozitë time se vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk duhet të komentohen. Ndonjëherë mund të na pëlqejnë, ndonjëherë mund të mos na pëlqejnë, por mendoj se nuk duhet të komentohen”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryeministër.

Shfuqizimi i balancuesit është premtim parazgjedhor i VMRO-DPMNE-së, i cili më pas u materializua edhe në programin qeveritar. Qëllimi kryesor i këtij instrumenti të bazuar në Marrëveshjen e Ohrit dhe Kushtetutë është që të parandalojë diskriminimin në bazë etnike gjatë punësimeve. Megjithatë, duke mos pasur mundësi ligjore për të parandaluar deklarimin e rrejshëm të përkatësisë etnike, ka ndodhur që për t’u punësuar në ndonjë vend të caktuar në administratë, qytetarët të deklarojnë rrejshëm përkatësinë e tyre etnike. Për shembull, në vendin ku është paraparë të punësohet një shqiptar, është punësuar një maqedonas ose anasjelltas. /Alsat.mk

244
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 20 Shtator, 2024 19:22
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
244
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?