Taravari: Faktori kryesor në VLEN nuk është Bilall Kasami, por Izet Mexhiti dhe Adnan Azizi

Flaka
Botuar nga Flaka 22 Qershor, 2026 22:29

Taravari: Faktori kryesor në VLEN nuk është Bilall Kasami, por Izet Mexhiti dhe Adnan Azizi

Kryetari i Aleanca për Shqiptarët, Arben Taravari, ka deklaruar se koalicioni VLEN në praktikë udhëhiqet nga Izet Mexhiti dhe Adnan Azizi, ndërsa ka vlerësuar se përplasja e ardhshme politike brenda koalicionit mund të ndodhë mes grupacionit të Lëvizjes Demokratike dhe atij të Besës.

Në emisionin “Debat në Shenja”, Taravari u pyet për rolin e kryetarit të Lëvizja Besa, Bilall Kasami, në VLEN.

“Mendoj se Bilalli është kryetar komune, por komplet procesin e udhëheqin Adnani dhe Izeti. Kjo është përshtypja ime, mund të jem edhe gabim. Ballafaqimi i radhës do të jetë mes grupacionit të Besës dhe LD-së”, deklaroi Taravari.

Ai shtoi se Alternativa tashmë është shkrirë brenda koalicionit, ndërsa komentoi edhe rolin e deputetit Bekim Qoku.

“Qoku është Qok, legjendë në vete. Ai është përfaqësues i Vetëvendosjes, nuk e llogaris si faktor të rëndësishëm. E kanë më shumë si maskotë dhe i duhet VLEN-it një personalitet si Qoku. Si shef i grupit parlamentar mendoj se është ideal dhe duhet ta eksponojnë sa më shumë. Ka kapacitet dhe është përfaqësues i Albin Kurtit. Pra, Albin Kurti në Maqedoni është Bekim Qoku”, u shpreh Taravari. Gazeta Flaka

22

“A po realizohet programi zgjedhor në Komunën e Tetovës?”

Flaka
Botuar nga Flaka 22 Qershor, 2026 22:29
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
22

“A po realizohet programi zgjedhor në Komunën e Tetovës?”

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut