Kryetari ASH-së, Arben Taravari sot tha se aktualisht po organizojmë të gjitha kuvendet e ASH-së, duke filluar nga Likova e deri në Strugë, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Taravari tha se kongresi i partisë duhet të mbahet më 10 nëntor në Pallatin e Kulturës në Tetovë.
Taravari foli edhe për formimin e Akademisë Shqiptare, ku tha se e njëjta ka qenë premtim parazgjedhor.
“Ideja jonë dhe premtimi parazgjedhor ka qenë që të formojmë Akademinë e Shkencës dhe Arteve që ka qenë shumë fisnike dhe nuk është kundër askujt. Në të ardhme shpresojmë të gjejmë zgjidhje institucionale, për momentin do të financohet nga komunat”, tha Taravari.
I pyetur se si e komenton deklaratën e Ziadin Selës se do të ketë zgjedhje të parakohshme, Taravari tha se i vjen keq se po bien në influencën e Ali Ahmetit.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Driton Zenku
16 Tetor, 2024 23:12
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.