Taravari siguron se nuk ka përçarje në koalicionin qeverisës

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 25 Shtator, 2024 21:21

Taravari siguron se nuk ka përçarje në koalicionin qeverisës

Ministri i Shëndetësisë dhe lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, i ka quajtur “probleme të vogla”, mosmarrëveshjet brenda koalicionit qeveritar rreth ligjit të “branitellave” dhe gjuhës shqipe, që ditëve të fundit shpërthyen në përplasje publike mes funksionarëve të koalicionit VLEN dhe kryeministrit Hristijan Mickoski. Në një deklaratë të dhënë në Nju Jork për agjencinë MIA, ku po merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, Taravari ka mohuar se ka përçarje në koalicion, duke vlerësuar se, raportet mes VLEN-it dhe VMRO – DPMNE-së janë mjaft korrekte.

Arben Taravari, Lider i ASH-së

“Ndoshta ka pasur ndonjë keqkuptim të vogël diku që nuk mund të them të njëjtën gjë për Z NAM dhe për VLEN. Megjithatë, përsëri do të them se marrëdhëniet mes partnerëve në koalicionin e udhëhequr nga VMRO-DPMNE, ku janë VLEN dhe ZNAM janë korrekte dhe jemi munduar të jemi sa më sinkronizuar këto njëqind ditë, por diku ka pasur keqkuptime, diku ka pasur shpërthime që nuk ishin të koordinuara si duhet, prandaj duhet kohë që të sinkronizohen plotësisht dhe plotësisht dhe ta shohin qytetarët. Megjithatë, në përgjithësi mund të them se pritshmëritë e qytetarëve nga kjo shumicë ishin të mëdha”.

Taravari shtoi se janë kundër asaj që të kalojë diçka pa rënë dakord mes vete dhe në këtë drejtim ai e ka vlerësuar si të duhur, reagimin e deputetit Halil Snopçes. Sipas tij, mosmarrëveshjet mes VMRO – DPMNE-së dhe VLEN-it janë një problem i vogël që po përpiqet ta imponojë BDI-ja me LSDM-në duke akuzuar poashtu këto dy parti se, janë të koordinuar për të ndezë shkëndija në funksionimin e koalicionit në shumicën qeveritare.

Arben Taravari, Lider i ASH-së

“Vetëm po të jesh mendje vogël mund të besonte se pikërisht tani, në njëqind ditët e para, Gjykata Kushtetuese duhet t’i aktualizojë këto dy tema. Imagjinoni kërkesat për balancuesin dhe përdorimin e gjuhës shqipe janë prej pesë vitesh, dhe pikërisht tani po aktualizohet dhe kryetari i Gjykatës Kushtetuese e vendos në rend dite për të treguar se duhet diçka e re. Ne përgjithësisht jemi të harmonizuar dhe kemi thënë se duhet një ligj për përfaqësim të drejtë, jo vetëm të bashkësive etnike, por përfaqësim të drejtë të të gjitha kategorive që jetojnë në shtet, ndaj do të shohim me një ligj ta mbulojmë këtë pjesë që hiqet balancuesi”.

Koalicioni VLEN është kundër miratimin të ligjit për “branitellat” të dorëzuar nga LSDM, ndërkaq VMRO – DPMNE veç ëshë deklaruar se do ta mbështesë atë kur të vijë në rend dite. Deputeti Snopçe deklaroi gjatë një emisioni se, Ligji për “branitellat” mund të miratohet vetëm nëse zgjidhet paralelisht edhe statusi i ish-pjesëtarëve të UÇK-së. Në të kundërtën, ai ka thënë se në rast se kalon ky ligj i tillë siç është dhe nëse shfuqizohet gjuha shqipe, atëherë VLEN do të braktisë Qeverin. Kryeministri Mickoski ka komentuar deklaratën e Snopçes shurtimisht duke thënë “I uroj fat”. /Shenja/

250
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 25 Shtator, 2024 21:21
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
250
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?