Të bashkuar në diversitet, shënohet në Kosovë Dita Evropiane e Gjuhëve

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 26 Shtator, 2024 20:49

Të bashkuar në diversitet, shënohet në Kosovë Dita Evropiane e Gjuhëve

Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë së bashku me ambasadorët e Austrisë, Belgjikës, Bulgarisë, Finlandës, Gjermanisë dhe Kroacisë në Kosovë kanë shënuar Ditën Evropiane të Gjuhëve.

Ata me këtë rast vizituan gjimnazin “Eqrem Çabej” në Prishtinë, ku çdo ambasador foli para nxënësve të klasave të 12-a mbi rëndësinë e gjuhëve evropiane dhe rëndësinë e tyre kulturore.

Në fund ambasadorët bashkë me stafin e shkollës dhe drejtoreshën komunale për Arsim në Prishtinë, Jehona Lushaku përuruan muralin e trungut të gjuhëve evropiane në gjimnaz, i përkrahur nga Bashkimi Evropian në Kosovë.

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, Aivo Orav, foli mbi diversitetin e gjuhëve në BE dhe nevojën për të mësuar gjuhë të ndryshme.

“Ne patëm mundësinë të shkonim në klasa për të biseduar me fëmijët këtu, për të shpjeguar politikën gjuhësore në Bashkimin Evropian dhe gjithashtu nevojën për të mësuar gjuhë të ndryshme. Dhe BE, dua të them, ka një slogan ‘Të bashkuar në diversitet’…Në fakt, do të thotë dy gjëra, njëra që ne promovojmë kaq shumë për të mësuar gjuhë të huaja, sepse njohja e një gjuhe tjetër i hap njeriut një jetë tjetër, gjuhë e tretë, jetë e tretë etj. Por ndërkohë, ne jemi shumë krenarë që flasim gjuhët tona. Dhe pata gjithashtu mundësinë t’u shpjegoj studentëve se si funksionojmë në Bashkimin Evropian. Pra, nëse qytetarët e Portugalisë ose Lituanisë duan të komunikojnë me institucionet e BE-së, atëherë ata mund ta bëjnë këtë në gjuhët e tyre. Kështu do të jetë edhe me Kosovën, një ditë do të jeni në BE”, theksoi Orav.

Ndërkaq, drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Jehona Lushtaku, tha se shkollat në Kosovë dëshirojnë të jenë pjesë e BE-së për të ndarë vlerat evropiane dhe për të promovuar ato.

Ajo kërkoi ndihmën e BE-së për t’i udhëzuar sesi t’i përmbushin kriteret evropiane në fushën e arsimit, por edhe të ndërtohen ura ndërmjet shkollave dhe sistemit arsimor kosovar me sistemet evropiane.

“Një ditë Kosova, por edhe Prishtina dhe shkollat tona dëshirojnë të jenë pjesë e BE-së për të ndarë vlerat evropiane dhe për të promovuar vlerat evropiane në shkollat tona. Natyrisht, ne i respektojmë gjuhët, sot Kosova edhe në bazë të kushtetutës sonë, ka gjuhë të ndryshme si gjuhë zyrtare, duke respektuar edhe grupet minoritare që i kemi, po ashtu si respekt për këtë dua t’ju falënderoj për prezencën këtu dhe gjithashtu për t’u dhënë mundësinë studentëve dhe nxënësve të shkollës të komunikojnë drejtpërdrejt me ju. Jam e sigurt që në klasat tona keni ndarë disa nga vlerat evropiane të vendeve tuaja dhe shpresoj shumë që të na ndihmoni dhe të na udhëzoni gjithashtu se si të përmbushim kriteret evropiane në fushën e arsimit, por edhe të ndërtojmë ura ndërmjet shkollave tona, sistemit tonë arsimor me sistemet evropiane, dhe gjithashtu ndoshta të ndërtojmë njëfarë bashkëpunimi midis gjimnazit tonë, gjimnazit filologjik dhe ndonjërit prej gjimnazeve në vendet tuaja. Faleminderit shumë dhe gëzuar Dita Evropiane e Gjuhëve”, deklaroi Lushtaku.

Drejtori i gjimnazit “Eqrem Çabej”, Shemsedin Beqiri, u shpreh falënderues ndaj ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së, dhe tha se pret që shumë shpejt edhe Kosova t’i bashkohet familjes së madhe evropiane.

“Nga këtu ne e kuptojmë edhe më fort, jo që është hera e parë përkrahjen e fuqishme të BE-së që ka ndaj Kosovës… ku presim bashkë me vullnetin e të gjithë popullit të Kosovës, aq më parë të rinisë së mrekullueshme që kemi që ne siç jemi në trungun bazë të familjes së madhe evropiane të jemi edhe në aspektin politik të përfshirë në BE”, tha ai.

Prej vitit 2001, çdo 26 shtator shënohet Dita e gjuhëve të huaja në Bashkimin Evropian. /KosovaPress/

485
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 26 Shtator, 2024 20:49
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
485
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?