“Të parën e shpërfillët, e dyta po vjen” – studentët paralajmërojnë protesta të reja

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Maj, 2026 07:46

“Të parën e shpërfillët, e dyta po vjen” – studentët paralajmërojnë protesta të reja

Pankarta me mesazhin: “Nëse menduat se u ndalëm, gabuat. Të parën e shpërfillët, e dyta po vjen!”, janë shfaqur në disa qytete të vendit, duke paralajmëruar vazhdimin e mobilizimit studentor për përdorimin e gjuhës shqipe në provimin e jurisprudencës.

Ndryshe, studentët shqiptarë të universiteteve në Maqedoninë e Veriut, nga drejtimi Juridik, të cilët protestuan së fundmi në Shkup për të drejtën e dhënies së provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, kanë nisur organizimet për hapat e ardhshëm. Mobilizimi i radhës ka filluar nga Kumanova, ku u mbajt debat mes studentëve në shkollën fillore komunale “Naim Frashëri”.

Në këtë takim, studentët diskutuan për situatën aktuale, kërkesat e tyre dhe organizimet e ardhshme.

“Takohemi me kolegët dhe studentët e qytetit të Kumanovës, të cilët edhe e mbështetën protestën tonë. Bashkimi i studentëve shqiptarë është rëndësia jonë dhe çdo kërkesë e radhës duhet të jetë e njëzëshme. Qëllimi kryesor i debatit të sotëm ishte përdorimi i gjuhës shqipe në institucione dhe në provimin e jurisprudencës”, deklaroi organizatori i protestave studentore, Mevlan Ademi.

Studentja e UNT-së, Arlinda Emini, tha se qëllimi i takimit ishte analiza e protestës së fundit dhe koordinimi për vazhdimin e aktiviteteve.

“Qëllimi i këtij takimi ishte të bisedojmë rreth protestës që realizuam, ankesave, sugjerimeve dhe mënyrës se si të vazhdojmë më tej, si dhe të informojmë sa më shumë studentë për kauzën tonë dhe rëndësinë e provimit të jurisprudencës”, theksoi ajo.

Ndërkaq, studenti Jon Selimi u shpreh i kënaqur me interesimin dhe pjesëmarrjen e studentëve në debat.

“Kishte vullnet për të komunikuar, për të shprehur ide dhe për të pasur një pasqyrë më të qartë se si e shohin ata kauzën tonë. Kjo na bëri të ndjehemi krenarë që ata ndihen pjesë e kësaj”, deklaroi Selimi.

Nga debati u konstatua se studentët do të vazhdojnë me protesta dhe aktivitete të tjera derisa kërkesat e tyre të realizohen. Gjithashtu u paralajmërua se debate të ngjashme do të organizohen edhe në qytete të tjera të vendit. Gazeta Flaka

241
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Maj, 2026 07:46
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
241
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?