Dega e BDI-së në Gostivar ka njoftuar se më 18 korrik (e shtunë), me fillim në ora 19:00, në restorantin “New Albis”, do të mbahet Kuvendi i Degës.
Sipas njoftimit, në këtë takim do të marrë pjesë edhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.
“Të nderuar bashkëpartiakë, më 18 korrik (e shtunë), në ora 19:00, në Restorantin ‘New Albis’ do të mbahet Kuvendi i Degës së BDI-së në Gostivar. Në këtë takim do të jetë i pranishëm edhe lideri i BDI-së, z. Ali Ahmeti”, thuhet në njoftim.
Nga dega u bëhet thirrje strukturave dhe simpatizantëve për angazhim sa më të madh në mobilizimin e pjesëmarrësve.
“Ju lus të angazhohemi të gjithë maksimalisht për të ftuar çdo aktivist, anëtar, familjar dhe mërgimtar. Na priftë e mbara!”, thuhet në njoftimin e BDI Gostivar. Gazeta Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
16 Korrik, 2026 21:59
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.