Ten Hag kërkon transferimin e një tjetër sulmuesi

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 25 Korrik, 2024 13:32

Ten Hag kërkon transferimin e një tjetër sulmuesi

Manchester United po kërkon transferimin e një tjetër sulmuesi pasi kanë nënshkruar me Joshua Zirkzee.

Erik Ten Hag ka kërkuar nga drejtuesit e klubit ta përforcojnë skuadrën me një tjetër sulmues dhe Ivan Toney është objektivi i klubit.

Sipas mediave angleze, Erik ten Hag e ka identifikuar Toneyn si një opsion të vlefshëm për të forcuar repartin ofensivë veçanërisht duke pasur parasysh se sulmuesi nuk është i gatshëm të rinovojë kontratën e tij me Brentford.

Në dy verat e fundit, Manchester United ka shtuar dy sulmues në skuadrën e tyre. Rasmus Hojlund, i cili erdhi sezonin e kaluar, ka shfaqur shkëlqime cilësore me 16 gola në sezonin e tij të parë, derisa javë më parë kanë nënshkruar edhe me Joshua Zirkzee.

28-vjeçari Toney vazhdimisht është lidhur me top klubet angleze dhe Ten Hag dëshiron ta ketë nën urdhrat e tij nga sezoni i ri.

Përkundër se Brentford e vlerëson lartë yllin e tyre, Manchester United nuk është gati të ofrojë më shumë se 40 milionë euro për anglezin.

Nga ana tjetër Toney po kërkon një kontratë të konsiderueshme, me shifra që mund të arrijnë 250,000 funte në javë në destinacionin e tij të ardhshëm, dhe United ka potencialin për të përmbushur këto pritje financiare.

10
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 25 Korrik, 2024 13:32
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
10
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?