Tetovë, anulohet për herë të dytë nisja e rigjykimit për Spitalin Modular

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 25 Shtator, 2024 19:29

Tetovë, anulohet për herë të dytë nisja e rigjykimit për Spitalin Modular

Është anuluar sërish rigjykimi për Spitalin Modular. Në 26 qershor anulimi ndodhi për shkak të mungesës së përfaqësuesit të Spitalit të Tetovës, ndërsa sot për shkak të mungesës së avokatit mbrojtës të njërit prej dy të akuzuarve. Gjykimi pritet të zhvillohet më 5 nëntor. Shtyrja e re shkaktoi reagimin e familjarëve. Ata thonë se drejtësia po vonohet qëllimisht.

“Rigjykimi filloi dhe mbaroi, sepse avokati i Artan Etemit qenka i sëmurë dhe u caktua për në muajin e 11. Ne s’jemi të kënaqur me këtë gjykim sepse bëhen skena palidhje që si ka hije shtetit, sepse humbën jetët 14 persona. E presim a do ketë diçka apo jo në muajin e 11. Ne e kemi përmend në secilën seancë se në këtë akuzë duhet të jetë një zinxhir më i madh i të akuzuarve”, deklaroi Mumin Ismaili, familjar i viktimës.

Për dallim nga akuza e parë të cilën e ktheu gjykata e Apelit në Gostivar, rigjykimi nuk përfshin mjekun Boban Vuçevski, i cili ishte përgjegjës i qendrës së Kovidit në Tetovë. Rigjykimi do të vazhdojë me dy persona fizik, ish drejtorin Florin Besimi dhe ish drejtorin ekonomik Artan Etemmi, si dhe Spitali klinik i Tetovës. Gjykata e Apelit në Gostivar në maj ktheu lëndën për rigjykim me arsyetimin se aktgjykimi i parë ka qenë i paqartë dhe se gjykata e Tetovës, nuk ka vepruar me kujdesin e duhur si dhe është i papërshtatshëm për shqyrtim. Në zjarrin që përfshiu Spitalin modular të Tetovës, në shtator të vitit 2021, humbën jetën 14 persona, nga të cilët dy persona ishin familjarë të cilët kujdeseshin për të sëmurët. /Alsat.mk

248
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 25 Shtator, 2024 19:29
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
248
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?